Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është akuzuar nga policia e Katalunisë për korrupsion, raporton El Mundo.
Akuzat lidhen me çështjen e cila është bërë e njohur si ‘Barçagate’ dhe pretendimet se i pari i klubit ka përfituar financiarisht nga marrëveshjet e bëra në emër të klubit.
Historia e ‘Barçagate’ u shfaq në lidhje me dokumentet e raportuara që thuhej se tregonin punën e brendshme dhe transaksionet financiare të klubit, të cilat shkaktuan një trazirë në mediat spanjolle.
Në fillim të këtij viti, Cadena Ser zbuloi dokumente nga Barcelona të cilat duket se tregojnë se klubi paguan një palë të tretë për të dëmtuar reputacionin e individëve, duke përfshirë lojtarët e tyre si, Lionel Messi dhe Gerard Pique – të cilët u panë se ishin kundërshtarë të presidentit.
Legjendat e klubit Blaugrana, Xavi Hernandez, Carles Puyol dhe Pep Guardiola janë në mesin atyre që dyshohet se ishin shënjestruar, për dëmtim imazhi.
Pala e tretë u tha të jetë kompania I3 Ventures, të cilat dyshohet se janë përdorur për të promovuar mesazhet e tyre në Twitter dhe Facebook për të diskredituar të tjerët.
Tani pretendohet se Bartomeu sanksionoi një pagesë për kompaninë që ishte gjashtë herë më e lartë se vlera e tyre e tregut, me arsyetimin pas vlerës së tepërt që tani po hetohet nga autoritetet.
Gjetjet e përfshirjes së Barcelonës në kompani u zbuluan në shkurt, pasi Blaugranasit lëshuan një deklaratë duke mohuar një raport që pretendonte se klubi po paguante një palë të tretë për të dëmtuar reputacionin e të tjerëve.
Klubi katalan gjithmonë mohoi çdo të vërtetë në raporte, duke thënë se ata nuk kishin paguar dhe as nuk kishin promovuar askënd për të denoncuar ose sulmuar të tjerët – të cilët kanë qenë kundërshtarë të bordit aktual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit