LAJMI I FUNDIT:

Hoti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale

Hoti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar para gazetarëve pas takimit të sotëm në Uashington.

Ai, shkurt para gazetarëve ka thënë se në Uashington nuk ka shkuar për marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranonte.

“Është vërtet një ngjarje historike takimi me palën serbe në prani të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien dhe ambasadorit Grenell. Ne kishim një takim me Presidentin serb dhe këshilltarin O’Brien. Nesër presim të finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë dhe diskutimet që kemi pasur sot para dhe pas dite. Më shumë detaje do të merrni”, ka deklaruar kryeministri.


Ai ka bërë të ditur se është bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Hoti ka thënë se sot ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”, theksoi ai.

Më tej kryeministri Hoti ka thënë se nuk do të shtrohet në tavolinë karakteri unitar i territorit të Kosovës.

Ndërkaq, më herët Grenell pati deklaruar po ashtu, se kur kishte marrë misionin nga presidenti Donald Trump për ndërmjetësim në dialogun Kosovë-Serbi, ishte frymëzuar pikërisht nga zhvillimi i fuqishëm ekonomik që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, andaj edhe në këtë aspekt ai e ka përqendruar agjendën e tij që përmes ekonomisë, hapjes së vendeve të punës dhe investimeve, të arrihen gjëra të mëdha në mes të dy vendeve, por edhe rajonit.

Ambasadori Grenell është zotuar se në misionin e tij ndërmjetësues, do të fokusohet që Prishtina dhe Beogradi t’i tejkalojnë çështjet e hapura nga fusha e ekonomisë, në mënyrë që të vazhdohet tutje drejt arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, e cila, sipas tij, do të ishte e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të krijojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe joshëse për investimet nga jashtë.

Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, ka deklaruar të mërkurën se rikthimi i dialogut këtë javë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, është hap pozitiv, ndonëse ka përmendur se zgjidhja përfundimtare duhet të përfshijë disa parime kyçe.

Ai ka thënë se ndonëse nuk ka asgjë të keqe për rritje të ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik, konflikti politik kërkon zgjidhje politike.

Ndryshe, takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.

Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Kronika e Zezë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori