Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nga delegacioni i Republikës së Kosovës i cili tashmë ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet as drejtësi e as dobi, pasi e kanë lënë vendin në mjerim në kohën e pandemisë.
Kurti gjatë konferencës për medie tha se ky delegacion, të cilin ai e quajti enorm, nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën.
“Nuk ka udhëheqje e marrëveshje pa fituesin e zgjedhjeve. Ne nuk presim as dobi e as drejtësi nga një delegacion që e la Kosovën si mos më keq në kohën e pandemisë e në mjerim, për vrapuar pas Vuçiqit për njohje të Zajednicës. Delegacioni nga Kosova siç e kemi parë është i çorientuar, paralelisht deklarojnë katër gjëra të ndryshme, në mos edhe kontradiktore”, tha Kurti.
Ai u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike, pa qenë edhe politike, duke theksuar se negociatat do të mbahen në prezencën e këshilltarit për siguri, e jo të një këshilltari për ekonomi.
“U tha që marrëveshja do të jetë vetëm ekonomike. Mirëpo, nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike që nuk është edhe politike. Që nga statusi i palëve që nënshkruajnë marrëveshjen, te përmbajtja e marrëveshjeve, karakteri politik është i pashmangshëm. Këto negociata që janë paralajmëruar do të mbahen në prezencë të këshilltarit për siguri e jo në prezencë të këshilltarëve për ekonomi. Për këto negociata nuk ka transparencë, nuk dihen agjenda e formati, nuk dihet përmbajtja e qëllimi”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, pala kosovare nuk ka legjitimitet, kredibilitet, autoritet e as përgatitje për këto negociata.
“Delegacioni nga Kosova nuk ka platformë të diskutuar e të aprovuar në Kuvendin e Republikës. Këta të delegacionit nuk ke as sesi i quan tradhtar në të ardhmen. Zotëri Hoti, përkatësisht kryeministri Koti mund t’i tradhtojë vetëm ata 25 mijë votues të tij. Delegacioni nga Kosova i përbërë nga politikan e gazetar, duke i shpallur ndërmjetësit dashuri të njëanshme dhe besim apsolut, ja uli vetes pozicionin para fillimit të bisedimeve. Emisari Grenell tash konsideron që palën kosovare e ka, ndërsa duhet të ja shuaj pakënaqësinë e ankesat e kërkesat veç palës serbe”, tha kreu i LVV-së.
Kurti u shpreh se “Edhe mbledhjet e kryesisë të partive politike, kanë rend dite që dihen përpara, se lëre më marrëveshjet ndërkombëtare. Delegacioni shkoi tri ditë para se të ishte takimi. Ky është një turizëm qeveritar. Delegacioni është enorm dhe shumëfish më i madh sesa ai i Serbisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova