Një kineze ka filluar betejën ligjore kundër qeverisë së vendit të saj, që siç thotë ajo për shkak të veprimeve të gabuara që i kishin ndërmarrë ndaj pandemisë së COVID-19 që i kushtoi me jetë të atit të saj, për të cilin ajo beson se “zyrtarët i kanë fshehur disa fakte”, shkruan Sky News.
Zhao Lei nga Wuhani ka ngritur padi ndaj autoriteteve lokale duke kërkuar kompensim dhe kërkimfalje publike nga qeveria, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se qeveria i ka fshehur disa fakte”, ka deklaruar ajo duke shtuar se “se për këtë njerëzit nga Wuhani kanë vazhduar jetën si më parë, duke e pritur Vitin e Ri kinez dhe duke mos ndërmarrë kurrfarë masash mbrojtëse”.
39-vjeçarja pranoi se lëshimet e zyrtarëve që të informojnë qytetarët për virusin, nënkupton për të “që i ati i është infektuar me coronavirus ku si pasojë më pas edhe ndërroi jetë”.
“Mendoj që qeveria ka fshehur faktin që coronavirusi ka mundur të përhapet nga një njeri te tjetri”, ka shtuar ajo.
Ajo për këtë e bën përgjegjës qeverinë kineze nga e cila kërkon kompensim.
Lei mendon se babai i saj në fund të janarit ishte infektuar me COVID-19, dhe se autoritetet nuk i kishin ofruar ndonjë ndihmë për ta dërguar në spital, sepse ekipet emergjente kanë qenë të mbingarkuara me raste tjera.
Megjithatë, me të mbërritur në spital, u konstatua se ishte tepër vonë. Ai ndërroi jetë nga infeksioni derisa po qëndronte i ulur në korridor të spitalit.
“Nuk mund ta pranojë këtë. Të vdes dikush në mënyrë të befasishme, assesi nuk mund ta pranojë këtë fakt”, ka shtuar ajo.
Zhao vendosi të ngrit padi edhe pse gjykata lokale e ka hedhur poshtë, derisa autoritetet e kanë vizituar të ëmën e saj duke e paralajmëruar që të mos flet.
“Mendoj se padia ime është e mirë dhe e drejtë kundër vendit tim. Mund të paralajmëroj njerëzit që nëse kemi ndonjë katastrofë të ngjashme në të ardhmen, të veprojnë dhe parandalojnë epilogun që e kishte COVID-19. Mund të shpëtojmë jetë njerëzish”, ka shtuar Zhao.
Kujtojmë që Kina vazhdimisht ka insistuar se kinse ka vepruar si një “shtet i hapur dhe transparent”, lidhur me pandeminë që ngriti në këmbë botën. Por, Zhao pretendon se versioni i saj është i vërtetë duke i siguruar të gjithë që nuk po gënjen dhe se nuk merret me thashetheme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos