LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi Trumpin, demokratja Nancy Pelosi pa maskë brenda sallonit të flokëve

Kritikoi Trumpin, demokratja Nancy Pelosi pa maskë brenda sallonit të flokëve

Demokratja më e fuqishme e SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar një sallon flokësh në San Francisko, duke thyer rregullat të cilat lejojnë shërbimin vetëm jashtë, në mënyrë që të frenojnë përhapjen  e koronavirusit.

Pelosi u pa gjithashtu me një maskë fytyre që më shumë ishte rreth qafës sesa mbi gojën e saj. Ajo ka kritikuar presidentin Donald Trump për mosmbajtjen e maskës.


Një zëdhënës tha se ajo nuk e kuptoi se po shkelte rregullat e qytetit të saj. Trump tha se ajo po “shkatërrohej” pasi dha leksione për të gjithë të tjerët.

Mijëra biznese të Kalifornisë janë mbyllur përgjithmonë për shkak të pandemisë. Pamjet e marra nga Fox News treguan të hënën kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve brenda ambienteve të sallonit.

Një stilist flokësh, i cili kishte maskë, u pa duke e ndjekur atë. Pelosi – e cila gjithmonë mban maska ​​në publik – shpesh paralajmëron Republikanët që “të dëgjojnë shkencën” në pandemi.

Duke mbrojtur vizitën e saj, zëdhënësi Drew Hammill tha në një deklaratë: “Ky biznes i tha asaj se ishin lejuar nga autoritetet vendore të kishin një klient në të njëjtën kohë në biznes”. “Kryetarja u pajtua me rregullat siç ju paraqitën nga salloni”.

Pelosi vetë ka cituar më parë udhëzimet e Qendrave të SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve, që rekomandojnë që Amerikanët të mbajnë maska ​​fytyre në publik, veçanërisht kur masat e distancimit fizik janë të vështira për tu respektuar.

Pas kësaj, kryetarja e Dhomës u paraqit në MSNBC me Urën e Golden Gate në sfond. Ajo i tha rrjetit se Trump kishte “goditur shkencën në fytyrë” javën e kaluar duke lejuar një audiencë të ftuarish, kryesisht pa maska ​​në kopshtin Shtëpisë së Bardhë që të shikonin fjalimin e tij në Konventën Republikane. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori