Aktualisht janë 13 të moshuar të cilët po qëndrojnë në izolim në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar rreth 50 prej tyre me coronavirus.
Gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit të IKShPK-së, Naser Ramadani në këtë shtëpi, u tha se shumë shpejt po presin ndërtimin e shtëpisë në Suharekë, në mënyrë që të mos ngarkohet objekti ku ndodhen tani.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se sot po vizitojnë ata për të parë gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e tyre.
“Synimi jonë është që të mos anashkalojmë asnjë kategori sociale në Republikën e Kosovës, por të kujdesimi që të gjitha këto të mira materiale dhe resurse që kemi dhe potencialin që ka Ministria e Shëndetësisë t’i përkthejë në angazhim por mbi të gjitha edhe në kujdes, qoftë edhe ai human. Sepse kjo kategori kërkon përtej punës ditore dhe angazhimit që e kemi edhe ligjor që të kujdesimi në rrethanat të cilat po kalojmë në luftimin e pandemisë COVID-19”, ka thënë Zemaj.
Ai tha se përkundër kushteve jo edhe shumë të mira, panë përkushtim të stafit ndaj kujdesit të banorëve për ruajtje nga COVID-19.
“E pamë një përkushtim të stafit, në mbikëqyrjen e tyre, trajtimin ndoshta edhe kufizimin e lëvizjes, sepse kemi të bëjmë me një kategori të moshuar dhe që kërkon edhe kujdes shtesë tjetër, duke pasur parasysh moshën dhe ndonjë sëmundje përcjellëse që e kanë. Kushtet dhe rrethanat është kjo që ofron Shtëpia e të Moshuarve. Para pak kohësh unë kam vizituar edhe Shtëpinë e Pleqve në ndërtim e sipër që është në Suharekë, besoj që shumë shpejt do të bëhet edhe ajo funksionale. Dhe do të shohim që të racionalizojmë ata të cilët kanë nevojë që të mos ngarkojmë shtëpinë këtu”, u shpreh ai.
Aktualisht në këtë shtëpi janë 68 të moshuar të cilët kalojnë këtë periudhë të jetës, larg familjes.
Mentor Morina i cili është drejtor i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare tha se shumica e të moshuarve që kanë rezultuar pozitiv janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Aktualisht kemi 13 klientë rezidentë pozitiv, janë duke u trajtuar në repartin e veçantë, i dedikuar vetëm për rezidentët të cilat janë pozitiv. Stafi është i përkushtuar, njëherit dëshirojmë ta falënderojmë MSH-në, IKShPK-në për testimet e vazhdueshme, sa herë që Shtëpia e të Moshuarve ka bërë kërkesë në MSH…Edhe pjesa e stafit të cilët kanë rezultuar pozitiv janë ndihmuar me staf shtesë përmes Agjencisë për Punësim të Kosovës”, ka theksuar Morina, raporton KP.
Ministri Zemaj në këtë vizitë tha se kanë sjellë edhe pajisje mbrojtëse dhe dezinfektues që t’iu dalin në ndihmë kësaj kategorie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Diskriminim i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, që nga tekstet shkollore
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City