LAJMI I FUNDIT:

Altmaier: Gjermania mund të shmangë një bllokim të dytë ekonomik nga pandemia COVID-19

Altmaier: Gjermania mund të shmangë një bllokim të dytë ekonomik nga pandemia COVID-19

Një bllokim i dytë i Gjermanisë mund dhe do të shmanget, kështu ka njoftuar ministri i vendit për Çështjet Ekonomike dhe Energjisë, Peter Altmaier.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Altmaier tha se gjendjen më të keqe të pandemisë gjermanët e kanë lënë pas dhe se ekonomia e vendit ishte përmirësuar që nga muaji maj, raporton CNN, përcjell Telegrafi.


Por ai tha që Prodhimi i Brendshëm Bruto e vendit pritej të bjerë me 5.8 për qind në vitin 2020.

Bien çmimet e konsumit në Gjermani
Lexo po ashtu Bien çmimet e konsumit në Gjermani

Komentet e ministrit vijnë ndërsa zyrtarët në Gjermani po përplasen me protesta anti-qeveritare.

Të shtunën, mijëra njerëz marshuan në Berlin për të protestuar kundër rregullave të COVID-19, me disa flamuj imperialistë që ishin të lidhura me grupin e ekstremit të djathtë “Reichsbuerger”.

Ndryshe, Gjermania ka raportuar deri më tani mbi 245 mijë raste me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 9,371 persona. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit

Ekonomi
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Kalo në kategori