LAJMI I FUNDIT:

Protestues pro-rusë të ekstremit të djathtë gjerman tentojnë të hyjnë dhunshëm në Bundestag

Protestues pro-rusë të ekstremit të djathtë gjerman tentojnë të hyjnë dhunshëm në Bundestag

Siç njoftojnë mediet gjermane, protestues të dhunshëm të partive dhe lëvizjeve të ekstremit të djathtë, ku në mesin e tyre kishte edhe protestues me flamuj rusë, kishin tentuar që dhunshëm të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit gjerman.

Partitë dhe lëvizjet e ekstremit të djathtë, të njohura për qëndrimet e tyre pro-ruse, kishin shfrytëzuar pakënaqësinë e qytetarëve gjerman, duke organizuar protestë kundër masave kufizuese të Qeverisë gjermane për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Gjatë shëtitjes e cila kryesisht ishte e qetë, element ekstremistë brenda protestuesve, të udhëhequr nga e djathta ekstreme kishin shkaktuar tensione duke u përleshur me policinë në dy pika gjatë itinerarit të protestës, tek ndërtesa e ambasadës ruse dhe tek ndërtesa e Bundestagut.

Attila Hildmann, një nga drejtuesit e protestës

Dhuna kishte eskaluar në moment kur protestuesit i ishin afruar ndërtesës së Bundestagut, kur një grup prej rreth 200 protestuesve të dhunshëm, ku në mesin e tyre kishte edhe protestues me flamuj rus, kishin tentuar që me dhunë të futen në ndërtesë. Protestuesit e dhunshëm ishin penguar nga policia por për shkak të dhunës nga ana e protestuesve kishte të plagosur si nga ana e policëve ashtu edhe protestuesve.

Në këtë protestë u arrestua Attila Hildmann, një nga drejtuesit e protestës. Ai është një turk i lindur, por i adoptuar nga prindër gjermanë. Gjatë arrestimit, Hildmann u rrëzua nga policia pasi ai “ndezi” turmën përmes një megafoni, duke brohoritur “Putin”.

Neo-nazistët gjermanë po trajnohen nga terroristët rusë për trazira, kush është Maik Muller njeri nga udhëheqësit e NDP-së që ka lidhje me Kosovën?
Lexo po ashtu Neo-nazistët gjermanë po trajnohen nga terroristët rusë për trazira, kush është Maik Muller njeri nga udhëheqësit e NDP-së që ka lidhje me Kosovën?

Edhe elementi i së djathtës gjermane është i ndikuar nga Rusia.

Mediet kosovare kanë raportuar, se në mesin e këtij ekstremi është edhe Maik Muller, i cili pos aktiviteteve politike në Gjermani, ka krijuar edhe organizatën pro-serbe “Fronti Evropian për Solidaritet me Kosovën”.

Maik Müller në takim me Sava Janjiq

Muller është një nga udhëheqësit e partisë së ekstremit të djathtë apo neo-naziste e njohur si NDP.

Ai është pagëzuar në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 2016. Muller e pranon edhe vet se vizitat në Kosovë, takimet me klerikë serbë si dhe me klerikun e Kishës Ortodokse Ruse në Drezden (vendi i njohur ku Putin ka shërbyer si pjesë e KGB-së dhe ku ka mbetje të ndikimit shumë të madh rus), e kanë shtyrë që të bëhet besimtarë i Kishës Ortodokse Serbe.

Dokumenti që dëshmon që Muller ka qenë nën vëzhgimin e shërbimit gjerman

Për aktivitetet e tij të dyshimta, Muller disa vite ka qenë në vëzhgimin e shërbimeve inteligjente gjermane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori