Nuk ka dyshim që COVID-19 ka ndryshuar zakonet tona të të punuarit. Pas karantinës që detyroi shumë të punësuar të punonin nga shtëpia, “smart working” mund të bëhet rregull për shumë kompani, të cilat edhe më parë e praktikonin në mënyrë sporadike.
Shumë punëtorë, të cilët e gjetën veten të menaxhonin papritur aktivitetin e tyre nga shtëpia, do të vijojnë në këtë mënyrë. Këtë e kanë njoftuar kompani të ndryshme. E para ishte Twitter, e cila revolucionarizoi këtë, pastaj gjiganti francez i automobilave PSA, të pasuar nga Google dhe Facebook.
Natyrisht, jo të gjithë profesionet mund të vijojnë aktivitetin në distancë, por profesionet që lidhen me dixhitalizimin, eksperienca me klientët dhe marketingu mund të përshtaten më së miri me këtë mënyrë të re të të punuarit.
Shumë shoqëri po kapin mundësinë dhe po punësojnë punëtorë në distancë, ku avantazhet janë të shumta, si mundësia për të peshkuar talentet e reja, për të cilët kanë nevojë dhe për përmbushjen e objektivave të rinj.
Rrjeti social LinkedIn ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me punësimin në distancë, që janë më të kërkuara për ata që kërkojnë punë, duke analizuar njoftimet për punë me kohë të plotë, të publikuara në platformë, në periudhën 1 mars – 31 maj në gjashtë vende evropiane. Më pas, platforma i klasifikoi këto punë në bazë të rritjes së numrit të kërkesave, duke nisur nga 1 marsi, krahasuar me të dhënat në muajin janar dhe shkurt.
Ndër punët më të kërkuara në LinkedIn spikasin profesionet që lidhen me fushën e marketingut dhe eksperiencën me klientët, si pasojë e bumit në tregtinë online.
Natyrisht nuk mungojnë edhe punët e lidhura me dixhitalizimin si analist i të dhënave dhe programerët në gjuhën Java.
Kjo tendencë, e cila ishte shfaqur shumë kohë më parë, gjatë karantinës vijonte të rritej dhe pandemia e ka përforcuar këtë më shumë. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit