Banka Botërore ka pezulluar botimin e indeksit të saj botëror të klimës së biznesit, pasi ka identifikuar “parregullsi” në të dhënat e saj, që mund të kenë ndikuar në renditjen e katër vendeve.
Raporti vjetor “Doing Business”, i nisur në vitin 2002, është bërë një matës me ndikim për të vlerësuar mjedisin e biznesit dhe konkurrencën relative të vendeve.
Renditjet e larta vlerësohen nga qeveritë që kërkojnë të tërheqin investime dhe gjetjet janë një motiv për krijuesit e politikave për të përmirësuar kushtet për biznes, përcjell Telegrafi.
“Një numër i parregullsive janë raportuar në lidhje me ndryshimet në të dhënat në raportet ‘Doing Business 2018’ dhe ‘Doing Business 2020’, të botuara në muajin tetor 2017 dhe 2019. Ndryshimet në të dhënat nuk ishin në përputhje me metodologjinë e ‘Doing Business'”, njofton Banka Botërore.
Si rrjedhojë, ky institucion tha se duhej të kryente një “rishikim sistematik” të pesë raporteve të fundit dhe kishte ndaluar botimin e atyre në të ardhmen derisa të përfundonte ky proces.
“Ne do të veprojmë bazuar në gjetjet dhe do të korrigjojmë përkatësisht të dhënat e vendeve që ishin më të prekura nga parregullsitë”, përfundoi BB.
Sipas raportit të fundit, Kosova radhitet në pozitën e 57-të nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 44-të ku ka qenë vitin e kaluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit