Studimet e fundit amerikane tregojnë, se përqendrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë është shumë i lartë se mendohej, dhe virusi mund të transmetohet me javë.
Në një kohë që gjithnjë e më shumë vende po hapin sërish shkollat dhe kopshtet, po publikohen disa studime shqetësuese lidhur me rolin e fëmijëve në pandeminë e coronavirusit. Ato do ta ndezin edhe më shumë debatin për rrezikun e infektimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte. Mjekë specialistë të “Children’s National Hospital” në Uashington kanë zbuluar, se fëmijët e infektuar, edhe pa simptoma të COVID-19, mund ta përhapin virusin SARS CoV-2 me javë. Për shkak se ata tregojnë shumë pak simptoma ose aspak, mundet që pa ditur, infektojnë njerëzit në ambientin përreth. Më parë ishin studiues nga Bostoni, që kishin provuar, se fëmijët dhe të rinjtë habitshëm tregojnë një grumbullim të ndjeshëm të virusit, shkruan DW.
Edhe fëmijët pa simptoma janë infektues?
Për studimin e fundit, që u publikua online më 28 gusht 2020 në JAMA Pediatrics, specialistët Roberta L. DeBiasi dhe Meghan Delaney kanë vlerësuar të dhënat e 91 fëmijëve që ishin nën vëzhgim në 22 spitale në Korenë Jugore. “Ndryshe nga sistemi shëndetësor amerikan, në Korenë e Jugut, ata që janë testuar pozitivisht me COVID-19, qëndrojnë në spital deri sa të kenë kaluar infeksionin dhe nuk kanë më simptoma”, thotë Dr. DeBiasi.
Sipas studimit, rreth 22% e fëmijëve nuk zhvilluan simptoma, 20% ishin në fillim asimptomatikë, por zhvilluan më vonë simptoma, dhe 58% ishin që në testin e parë me simptoma. Shumë e ndryshme ishte edhe kohëzgjatja e simptomave, ajo fillonte nga tre ditë deri në tre javë. Një e pesta e pacientëve asimptomatikë dhe rreth gjysma e pacientëve me simptoma e transmetonin edhe pas tre javësh virusin SARS-CoV-2, por kjo nuk e reflekton direkt infektueshmërinë. Autoret e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat.
Përqendrim më i madh i virusit tek më të vegjlit?
Një përqëndrim të madh të virusit, studiuesit nga Bostoni kanë zbuluar sidomos tek fëmijët e vegjël. Ata kanë kontrolluar prova të marra në hundë dhe grykë të 49 fëmijëve dhe të rinjve nën 21 vjeç. Sipas studimit, tek shumë prej tyre u diagnostifikuan më shumë viruse SARS-CoV-2 se tek të rriturit, që qëndronin në repartin intensiv për shkak të sëmundjes. Sipas revistës “The Journal of Pediatrics” në studimin e publikuar më 1 gusht 2020 tek fëmijët më të vegjël janë gjetur shumë më pak receptorë ACE-2, se tek të rinjtë e të rriturit. Encymet ACE-2. konsiderohen si porta hyrëse e virusit në qelizat trupore.
Fëmijët përhapës të pandemisë?
Që nga pandemia e coronavirusit, pjesërisht diskutohet ashpër për rolin e fëmijëve dhe të rinjve në krizën e pandemisë. E qartë është që edhe fëmijët dhe të rinjtë mund të infektojnë të tjerët. Po ashtu dihet, se një infeksion tek fëmijët e rinia ka simptoma të buta, por që ka edhe raste vdekjesh të shkaktuar nga virusi, apo pasoja afatgjata. Kjo nuk i bën fëmijët e të rinjtë si super shpërndarës – apo infektues kryesorë, por fëmijët në shkolla, kopshte, e aktivitete gjatë kohës së lirë kanë shpesh shumë më tepër kontakte shoqërore se të rriturit. Muajt e shkuar kanë treguar në disa rajone, se ata, ashtu – si edhe shumë të rritur – nuk i ndjekin me përpikëri rregullat e distancës e maskës, dhe shpesh duhet të detyrohen për këtë.
Aktualisht në Gjermani mosha mesatare e të infektuarve është më e ulëta që nga fillimi i pandemisë. Për shkak se përqendrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë sipas këtyre studimeve është shumë i lartë dhe virusi mbijeton me javë e është i transmentueshëm, shpesh pa simptoma, mundet që ata të kenë një ndikim shumë më të madh në pandemi se mendohej.
Si duhet vepruar në shkolla e kopshte?
Me përfundimin e pushimeve të verës në shumë vende edhe në Gjermani është rritur rreziku për shtimin e infeksioneve me coronavirus. Megjithatë kopshtet, shkollat dhe institucionet e tjera arsimore janë hapur, jo vetëm për prindërit që duhet të punojnë, por edhe për të mirën e fëmijëve. Detyrimi i maskës, distanca, rregullat e higjienës, dhe grupe të ndara të caktuara për mësim do duhet të reduktojnë rrezikun e infektimit.
Për të shmangur vatrat e infektimit dhe mbylljen e plotë të kopshteve apo shkollave duhet që të zbulohen edhe fëmijë e të rinj me infektim të lehtë me pak ose pa simptoma. Por kjo do të mbetet të përcaktohet nga studimet- nëse duhet të testohen vetëm nxënësit me një infeksion akut të grykëve, apo parimisht të gjithë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa orë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim – Izraeli vret 77 palestinezë, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 25 gra
Vullkani i dytë më i madh i Islandës po ‘përgatitet për shpërthim’ – duke shkaktuar frikë nga kaosi i udhëtimeve nëpër Evropë
Britania i siguron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të mbi 6 miliardë eurove
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025
Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë
Një burrë ia la 10 milionë euro pasuri, një qyteti të vogël francez - të cilin nuk e kishte vizituar kurrë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime