Maqedoni, viti i ri shkollor me probleme të vjetra, mungesa e librave shqetësim për nxënësit
Mungesa e librave për arsimin fillor dhe të mesëm, do të jetë edhe një shqetësim shtesë për nxënësit dhe drejtuesit e shkollave, në vitin e ri shkollor. Edhepse nga Ministria njoftuan se shpërndarja e librave tashmë ka nisur, drejtorët e shkollave thonë se ajo po realizohet me ritëm të ngadalësuar dhe jo me numër të mjaftueshëm të librave. Në shkollën “Bajram Shabani” të fshatit Kondovë, kryesisht janë shpërndarë libra të Kembrixhit, për klasën e parë, të dytë dhe të tretë.
“Problemi më i madh është për librat që nuk janë të Kembrixhit, aty kemi mungesë më të madhe se ato libra janë më shumë të dëmtuara, se më shumë vite përdoren. Ne si shkolla, mendoj se të gjithë e kanë kryer obligimin për porositjen e librave që i kemi, do të presim. Librat kanë filluar të shpërndahen, normal që secili ka formular, ne mbajmë evidencë, mirëpo jemi në pritje, edhe shumë libra nuk kanë mbërri në kohë, nuk e dimë se me cilat shtëpi të botimit ka kontratë Ministria e Arsimit – deklaroi Mensur Jakupi, drejtor i Sh.f “Bajram Shabani” Kondovë.
Për dallim nga shkollat fillore, në shkollat e mesme problematike paraqiten librat për drejtimet profesionale, shumë prej të cilave nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe.
“Drejtimi ekonomik me të vërtet kemi pak probleme, I cili problem nuk është se varet nga ne, varet nga institucionet më të larta të cilat nuk është se ka libra të përkthyera për këto drejtime. Profesorët kanë pasur libra adekuat të cilët janë me planin të cilën ato duhet ta zhvillojnë. Me profesorët kanë pasur diktime të shkurtra, profesorët kanë gjetur material adekuate për ata nxënës, kështu që janë gjendur disi për ta zhvilluar procesin edukativo arsimor ashtu siç duhet – u shpreh Nezrane Rutemi, profesoreshë në SHMQSH “Saraj”.
Përve¬ç shpërndarjes së librave të reja, nxënësit e shkollave në fjalë gradualisht po kthejnë në shkollë edhe librat që përdorën gjatë vitit të kaluar shkollor. Vitet e fundit, thuajse të gjitha shkollat në vend kanë probleme me furnizimin e librave. Pavarësisht mungesës së shumë teksteve shkollore, ato që u shpërndahen nxënësve janë shumë të dëmtuara. Mungesë më e madhe e librave vërehet në lëndët: gjuhë shqipe për klasën e gjashtë dhe të nëntë, gjuhë maqedonase, histori, gjeografi arsim qytetar dhe të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=tPa33RcfS9M&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?