LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina konfirmon transferimin e sulmuesit Leutrim Kryeziu

Zyrtare: Prishtina konfirmon transferimin e sulmuesit Leutrim Kryeziu

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Leutrim Kryeziu, i cil,i vjen si huazim njëvjeçar nga klubi zviceran, Lugano.

Pas disa largimeve befasuese të disa prej yjeve të ekipit, Prishtina ka filluar të zëvendësojë ato largime.


Njëri nga ta është konfirmuar gjatë ditës së sotme (e premte), pasi “Plisat” kanë konfirmuar transferimit e Leutrim Kryeziut.

Prishtina konfirmon largimin e pesë ‘senatorëve’ të ekipit
Lexo po ashtu Prishtina konfirmon largimin e pesë ‘senatorëve’ të ekipit

Sulmuesi gjilanas vjen si huazim njëvjeçar nga skuadra zvicerane, Lugano, ndërsa në të kaluarën ka luajtur te Drita.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës:

Kryeziu përforcon Prishtinën

Reparti i sulmit forcohet me futbollistin e Luganos

Prishtinë, 28 gusht 2020 – Sulmuesi i Luganos, anëtare e elitës së futbollit zviceran, është pajtuar me ofertën e FC Prishtina që për një vit, konkretisht në edicionin 2020/21, të na huazoj sulmuesin, Leutrim Kryeziu.

Kryeziu, 21 vjeç, i lindur më 25.01.1999, 181 cm, luan në pozitën e sulmuesit. Në edicionin në 2019/20 ka qenë i huazuar në Ligën e parë të Zvicrës te skuadra e Chiaso-s.

Me Luganon ka një paraqitje zyrtare, ndërsa mbetët i pa harruar goli i shënuar ndaj Inter-it të Milanit në miqësoren ndërmjet dy klubeve.

Me U21 të Luganos nga 19 paraqitje ka shënuar 19 gola.

Me Kosovën U19 nga 6 paraqitje ka shënuar 5 gola.

Kurse, si anëtar i Dritës para se të transferohej në Lugano, nga 57 ndeshje zyrtare ka shënuar 8 gola.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori