LAJMI I FUNDIT:

Kush nuk vendos maskë në Gjermani, do të gjobitet më së paku 50 euro

Kush nuk vendos maskë në Gjermani, do të gjobitet më së paku 50 euro

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e sotëm me drejtuesit e provincave, do të propozojë një seri masash për shkak të rritjes së numrit të rasteve të coronavirusit.

Sipas gazetës gjermane, der Spiegel, ata që nuk mbajnë maskë mbrojtëse, do të gjobiten me minimum prej 50 eurove.


Merkel është pajtuar me këtë masë pas një takimi me ministrat e tjerë federal të shtetit gjerman, transmeton Telegrafi. Gjithashtu, siç u tha, numri i personave në ambiente të mbyllura do të kufizohet në 25.

Kjo masë është miratuar pasi që në periudhën e kaluar ka pasur një rritje të numrave të të infektuarve me coronavirus kryesisht për shkak të organizimit të ndejave private.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se rastet e vijnë nga Kosova, Bullgaria, Kroacia, Serbia, ku shtetasit e tyre ishin për pushimet.

Ndryshe, Gjermania ka raportuar 239 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 9352 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Amerika
Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Evropa
Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Azia
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Evropa
Kalo në kategori