LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Kosovë pritet të fillojë trajtimi i COVID-19 më anë të plazmës së pacientëve të shëruar

Edhe në Kosovë pritet të fillojë trajtimi i COVID-19 më anë të plazmës së pacientëve të shëruar

Kosova ende nuk ka filluar trajtimin e pacientëve me COVID-19 përmes plazmës së gjakut të atyre që e kanë kaluar këtë virus, por një gjë e tillë pritet të ndodh shumë shpejt pasi që tashmë ekziston edhe baza ligjore.

Infektologu Izet Sadiku tha për RTV Dukagjinin se kjo metodë tashmë është e realizueshme edhe në Kosovë dhe sipas tij në muajin tetor mund të ndodh një trajtim i tillë.

“Edhe në aspektin ligjor tashmë është mundësuar të aplikohet nja trajtim i tilla pasi që Ligji për Pandeminë e COVID-19 e mundëson që në Kosovë për hulumtime klinike të përdoret plazma rekonvaleshente dhe tashmë një grup i ekspertëve të prirë nga ata të Klinikës Infektive të specifikojnë mënyrat e grumbullimit dhe cilët pacientë mund të dhurojnë plazmën”, deklaroi Infektologu Izet Sadiku.


Nga ana tjetër drejtoresha e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi thotë se tashmë ata janë në shqyrtim të përdorimit të kësaj procedure, përcjell Telegrafi.

“Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut është e gatshme që një procedurë të tillë të dhurimit të gjakut ta realizojë. Kuptohet kjo do të bëhet me ata që e kanë kaluar tashmë sëmundjen dhe që ka pasur reagim në organizmin e tij nëpërmes të formimit të antitrupave kundër COVID-19. Dhuruesi një gjë të tillë duhet ta dokumentojë si dhe ai duhet t’i plotësoj kushtet e dhurimit të gjakut sikurse në procedurë normale. Pra do të thotë se ai duhet të ketë peshën, moshën dhe kushtet tjera që duhet t’i plotësoj një dhurues i zakonshëm”, tha Zhubi.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për RTV Dukagjinin kanë thënë se në momentin që mjekët e fushës përkatëse sigurojnë se një procedurë e tillë mund të realizohet edhe në Kosovë, ata do të japin dritën e gjelbër për realizimin e saj./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Kalo në kategori