LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti priti në takim njohës ambasadorin e ri gjerman, Jörn Rohde

Kryeministri Hoti priti në takim njohës ambasadorin e ri gjerman, Jörn Rohde

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, të cilin e uroi për detyrën e re, duke theksuar se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës.

Duke e falënderuar ambasadorin Rohde për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, kryeministri Hoti ritheksoi qëndrimin e palëkundshëm të Qeverisë së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Hoti ripohoi qëndrimin e prerë të Republikës së Kosovës se është koha për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dy vendeve, e cila në thelb duhet të përmbajë njohjen reciproke.


Ndërsa, ambasadori gjerman Jörn Rohde, ndër të tjera, ka shprehur shpresën për një përparim të shpejtë në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për menaxhimin  e pandemisë dhe të rimëkëmbjes ekonomike. Po ashtu, ai shtroi edhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të kompanive private, duke pohuar gatishmërinë gjermane për investime në vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori