LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri 154 raste të reja me COVID-19, shënohen edhe 5 viktima

Në Shqipëri 154 raste të reja me COVID-19, shënohen edhe 5 viktima

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi sot për 5 viktima të reja nga Covid-19, duke e çuar në 259 numrin e të vdekurve që nga fillimi i epidemisë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 154 raste të reja me të infektuar, ndërsa janë kryer 870 testime.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)
Testime totale 57874
Raste pozitive 8759
Raste të shëruara 4530
Raste Aktive 3970
Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1994
Durrës 510
Shkodër 304
Fier 180
Lezhë 176
Korçë 191
Vlorë 142
Kukës 140
Elbasan 155
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 51

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori