LAJMI I FUNDIT:

Joan Laporta: Bartomeu e Koeman bënë aktin qyqar në telefonatën me Suarezin

Joan Laporta: Bartomeu e Koeman bënë aktin qyqar në telefonatën me Suarezin

Joan Laporta ka thënë se presidenti Josep Bartomeu dhe Ronald Koeman kanë bërë aktin qyqar kur kanë telefonuar Luis Suarezin për t’i konfirmuar se nuk është më në planet e Barcelonës.

Në mediat spanjolle qarkulloi lajmi se trajneri i ri i skuadrës katalunase ka telefonuar sulmuesin uruguaian që t’i thoshte se është i lirë të kërkojë klub të ri.


Telefonata mes strategut holandez dhe Suarezit zgjati më pak se një minutë, me këtë të fundit që mbeti i acaruar nga sjellja e tij.

Ish-presidenti i Barcelonës, Laporta ka thënë se askush nuk duhet të sillet me një lojtar që ka dhënë shumë për skuadrën në vitet e kaluara në Camp Nou dhe ai është një akt qyqar.

“Ata i kanë thënë Suarezit përmes telefonit se nuk llogarisin më në të? Duket si një akt qyqar nga presidenti (Bartomeu)”, ka thënë ai.

Suarez i nervozuar nga telefonata e Koeman që zgjati më pak se një minutë
Lexo po ashtu Suarez i nervozuar nga telefonata e Koeman që zgjati më pak se një minutë

“Është një mos respekt ndaj lojtarit që ka dhënë shumë për Barcelonën dhe e ka ndihmuar me të gjitha forcat. Është një pamje e keqe për klubin”.

“Koeman duket se nuk i respekton lojtarët që kanë shkruar këtu historinë, kjo mund t’i kushtojë shumë atij në zhveshtore”.

“Ata duket se nuk mund ta bindin as Messin të qëndrojë në skuadër. Sjellje të tilla largojnë lojtarët më të mirë nga klubi”, ka shtuar më tej Laporta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori