LAJMI I FUNDIT:

Gjilani bën përgatitjet për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore

Gjilani bën përgatitjet për rikthimin e nxënësve në objektet shkollore

Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për  rikthimin e nxënësve në objektet shkollore, në shtator.

Në njoftimin për media thuhet se konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të të parit të Komunës, Lutfi Haziri, me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit.


“Duhet t’i kthejmë fëmijët në shkolla. Nuk është e lehtë në këtë kohë pandemie për shkak se lëvizin një numër i madh i nxënësve dhe i qytetarëve. Kjo na bën që të kemi shumë angazhim për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Angazhimi nënkupton që fëmijët duhet të kontrollohen çdo ditë dhe të jenë nën mbikëqyrje ditore, përfshirë edhe kujdesin e mësimdhënësve”, ka thënë Haziri, gjatë adresimit para drejtorëve të shkollave.

Ai tha se duhet të rritet roli i prindërve dhe i Këshillit të nxënësve, derisa ambulantet në lagje e fshatra hynë në menaxhim ditor me personel shëndetësorë.

“Ata do të kujdesen për shëndetin e nxënësve dhe të personelit gjatë ditës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat kundër përhapjes së COVID-19. Do të punojmë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHP dhe MSH. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur rast të bartjes së infeksionit nga ana e fëmijëve”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, tha se nxënësit nga klasa 1-9, do të vijojnë mësimin në objektet shkollore, derisa nxënësit e shkollave të mesme 10-12, do të kthehen në shkolla sipas planit B të MASH, e që është një javë mësim në shkollë e një javë mësim online. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori