LAJMI I FUNDIT:

UNICEF-i dhe Qeveria e Luksemburgut ndihmojnë Kosovën me 7.6 tonë pajisje të mbrojtjes personale  

UNICEF-i dhe Qeveria e Luksemburgut ndihmojnë Kosovën me 7.6 tonë pajisje të mbrojtjes personale  

Beteja kundër COVID-19 nuk ka përfunduar. Si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, UNICEF-i, me përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut, sot i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 7.6 ton (1,160.000 copë) pajisje personale mbrojtëse shtesë.

Nga kjo shumë e furnizimeve, 10% do të dërgohen në Qendrat Shëndetësore të Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut.

Grupi i katërt përmban: 2,000 kostume mbrojtëse me mbulim të tërësishëm, 600,000 dorëza HE, 3,000 mburoja të fytyrës, rezistente ndaj mjegullimit; 200,000 kapela klinike; 155,000 maska FFP2/N95 dhe 200,000 maska klinike.


Në njoftim thuhet se UNICEF-i do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet parandaluese në komunitete për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe prindërve e kujdestarëve të tyre. “Me këto furnizime, programi i vizitave në shtëpi dhe punëtorët shëndetësorë të mbështetur nga UNICEF-i, do të ndjehen të sigurt për të realizuar vizita në shtëpi, për t’i përkrahur gratë shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe fëmijët në tërë Kosovën”.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për donacionin e ofruar përmes UNICEF-it.

Ndërkohë që e ngarkuara me punë e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes tha se Luksemburgu është mirënjohës ndaj UNICEF-it për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe sjelljen e PPE-ve të nevojshme në Kosovë.

“Luksemburgu vazhdon të mbështesë Kosovën në këto periudha të vështira dhe ne jemi të lumtur që mund të mbështetemi te partnerët tanë për këtë. PPE-të janë një pjesë thelbësore në luftimin dhe parandalimin e COVID-19 dhe ne përsëri i inkurajojmë të gjithë të respektojnë masat mbrojtëse në vend”, tha ajo.

Gjatë javëve të ardhshme, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë pajisje shtesë të mbrojtjes personale (PMP) për punëtorët shëndetësorë në vijë të frontit.

UNICEF bën thirrje të vazhdueshme të merren tre masat e thjeshta për t’i zvogëluar mundësitë e infektimit apo përhapjes së COVID-19:

Mbani maskën në hapësirat publike.

Mbani distancë prej së paku 1.5 metrash mes jush dhe të tjerëve.

Pastroni duart mirë dhe rregullisht me sapun dhe ujë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori