LAJMI I FUNDIT:

Një i plagosur në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, policia jep detaje

Një i plagosur në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, policia jep detaje

E plotësuar: Policia ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri në lagjen Dardania në kryeqytet sot rreth orës 15:30.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se policia ka identifikuar një person të dyshuar edhe është në kërkim të tij.


“Sot rreth  orës 15:30, policia  ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.”, tha Ahmeti.

Të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Daradina në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, afër restorantit, ‘Vila Natyra’.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse dikush është plagosur./Telegrafi/