LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja e përfshirjes së Harry Maguire në rrahjen e tij në Greqi, kishte të bënte me motrën e tij

Zbulohet arsyeja e përfshirjes së Harry Maguire në rrahjen e tij në Greqi, kishte të bënte me motrën e tij

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire dyshohet se sulmoi policinë greke pasi motra e tij më e vogël, Daisy, u qëllua me thikë në krah gjatë një zënke me disa persona në një bar.

Reprezentuesi anglez ishte përfshirë në një incident në ishullin Grek të Mykonos, incident që rezultoi në tre arrestime, përfshirë edhe Maguire.


Sipas mediumit grek Mykonos Voice, përleshja filloi kur tifozët rivalë bërtisnin “Q*** Unitedin” në drejtim të mbrojtësit anglez.

Harry Maguire përfshihet në një rrahje në Greqi, arrestohet pastaj pas një sulmi ndaj policisë
Lexo po ashtu Harry Maguire përfshihet në një rrahje në Greqi, arrestohet pastaj pas një sulmi ndaj policisë

Motra e Maguire më pas u qëllua me një ‘objekt të mbrehtë’ që dyshohet se ishte thikë dhe kapiteni i Untedit ndërhyri për ta mbrojtur atë.

Maguire thuhet se ushtroi ‘dhunë verbale ndaj një oficeri dhe më pas e goditi atë’  ndërsa përpiqej të shpjegonte situatën kur arriti policia.

Ai kaloi dy netë në një burg grek, por është shpallur i lirë ‘për momentin’ dhe lejohet të kthehet në Angli, sipas avokatit të tij.

“Kishte një grup djemsh që ishin duke brohoritur kundër Harry të mërkurën në mbrëmje dhe ai ishte pak i çoroditur. Të enjten ata ishin më agresivë, duke thënë, ‘Q*** Unitedin’”, zbulon fillimisht një raport i The Sun.

“Ata po përpiqeshin ta irritonin atë. Ata gjithashtu po përpiqeshin të ngacmonin një grup vajzash atje”.

Harry Maguire deklarohet i pafajshëm nga gjykata e Greqisë – pas një nate të kaluar në paraburgim
Lexo po ashtu Harry Maguire deklarohet i pafajshëm nga gjykata e Greqisë – pas një nate të kaluar në paraburgim

“Harry u mërzit. Ata i thanë Harry, “Q*** Unitedin” përsëri dhe një zënkë filloi me shokët e Harryt”.

“Dy ose tre policë të tjerë erdhën, por Harry ishte aq i fortë dhe i mërzitur, sa nuk mund ta ndalnin. Ai u bërtiste atyre, ata kishin një kohë të vështirë – të paktën një oficer policie u lëndua”.

“U deshën më shumë se pesë oficerë për ta ndalur”,  mbyll njoftimin mediumi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori