Ministri i Arsimit, Ramë Likaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka prezantuar planin për fillimin e vitit të ri shkollor.
Likaj gjatë prezantimit të këtij plani, ka bërë të ditur se janë duke kërkuar 1 mijë mësimdhënës në mënyrë që të zbatohet ky plan, transmeton Telegrafi.
“Gjatë dy muajve kemi hartuar master planin për fillimin e vitit të ri shkollor. Është paraparë rreth një mijë mësimdhënës qe duhet të kenë komunat për të zbatuar këtë plan. Në kudër të këtij master plani është kërkesa për buxhet shtesë. Janë edhe konceptet se si duhet të zhvillohet mësimi nga parashkollorët deri tek universitetet”, ka thënë Likaj.
Tutje ministri Likaj shtoi se janë konsultuar me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe ata janë shprehur të gatshëm që mësimi të fillojë në objekte shkollore.
Gjithashtu, ai tha se kanë hartuar një vendim që mësimi të fillojë në tri grupe.
“Kemi hartuar udhëzimin për mësim në kushte pandemie. Kemi vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve aktualë, kemi paraparë fushata vetëdijësuese për shkollat si dhe është përcaktuar roli i inspektoratit në monitorimin e masave.Ata kanë shprehur dëshirën që të fillojë mësimi nëpër objektet shkollore. E kemi hartuar edhe një vendim që mësimi të fillojë në tri faza varësisht nga DKA-të. Një grup më 1 shtator, një grup tjetër me 7 shtator dhe një grup më 10 shtator dhe për këtë kemi marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK”, ka thënë ai.
Pas fjalimit të ministri Likaj, kryeministri Avdullah Hoti bëri të ditur se Qeveria do ta miratojë në mbledhjen e radhës master planin për fillimit e vitit të ri shkollor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

41 shkrime, 67 pjesëmarrës, përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism – ndahen çmimet kryesore

Në thirrjen e dytë publike për komunat deri më tani janë paraqitur rreth 400 projekte nga 51 pushtete lokale

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker