LAJMI I FUNDIT:

Spanja po e sheh valën e dytë me COVID-19, por pse po ndodh kjo?

Spanja po e sheh valën e dytë me COVID-19, por pse po ndodh kjo?

Spanja pa një nga mbylljet më drakoniane në Evropë shkaku COVID-19, por dy muaj pasi u ngrit, coronavirusi po përhapet më shpejt se në çdo shtet fqinj.

Tani ajo ka rritjen më të shpejtë në Evropë, me 142 raste pozitive për 100 mijë banorë gjatë dy javëve të fundit, raporton BBC.

Në kohën kur gjendja e jashtëzakonshme përfundoi më 21 qershor, Spanja po regjistron 100 deri 150 raste në ditë. Ky numër është rritur në më shumë se tre mijë, transmeton Telegrafi.


Një rajon spanjoll ndalon pirjen e duhanit pas shqetësimeve për coronavirus
Lexo po ashtu Një rajon spanjoll ndalon pirjen e duhanit pas shqetësimeve për coronavirus

Por numri i vdekjeve gjatë javës së kaluar ishte 122, numër shumëfish më pak se sa 950 të regjistruara më 2 prill, dita më e zezë në epideminë më vdekjeprurëse të kohës sonë.

Pjesa më e madhe e transmetimit është tani midis të rinjve dhe rreth tre të katërtat e pozitivëve janë tek pacientët që nuk tregojnë simptoma.

Rajonet më të goditura spanjolle

Qeveria e Spanjës pranon se numrat nuk janë “ato që duam të shohim”, por tregon për ndryshimet kryesore në krahasim me pranverën.

Vetëm rreth tre për qind e rasteve aktuale kërkojnë trajtim spitalor, më pak se 0.5 për qind kanë nevojë për kujdes intensiv dhe shkalla e vdekjes aktuale është 0.3 për qind.

“Për sa kohë që rastet po rriten, ne duhet të mendojmë se një valë e dytë është në rrugëtim e sipër. Ne nuk kemi shumë kohë për të reaguar para kthimit të shtatorit në rutinë”, tha Ildefonso Hernandez, profesor në shëndetin publik nga Universiteti Miguel Hernandez në Alicante.

COVID-19, Gjermania vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik
Lexo po ashtu COVID-19, Gjermania vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

Sezoni i turizmit në Spanjë ka përfunduar më shpejt se zakonisht pasi që shumë vende bojkotuan bregdetet spanjolle shkaku i situatës me COVID-19.

Ndryshe, kjo do të thotë se zonat e plazhit deri më tani kanë shmangur shkallët më të larta të infeksionit, megjithëse shkalla e infeksionit në Kataloni është pak mbi mesataren kombëtare në 145 raste për 100 mijë banorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Kalo në kategori