LAJMI I FUNDIT:

BE: Ndërtimi i gardhit me Maqedoninë e Veriut nuk është pjesë e marrëveshjes me Beogradin

BE: Ndërtimi i gardhit me Maqedoninë e Veriut nuk është pjesë e marrëveshjes me Beogradin

Bashkimi Evropian mohon që ndërtimi i gardhit teli në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore është pjesë e një marrëveshje me Beogradin.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Ana Pisonro tha se Brukseli iu ofron ndihmë të konsiderueshme financiare dhe teknike për partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për administrimin e migracionit, ndërsa në vitin 2015 caktoi më shumë se 100 milion euro për Serbinë.

“Sidoqoftë, ky financim nuk përfshin ndërtimin e rrethojave, të cilat, siç u njoftua gabimisht, nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje me BE-në”, tha Pisonro.


“Radio Evropa e Lirë” disa ditë më parë informoi se Serbia kishte filluar ngritjen e një gardhi me tela në kufirin me Maqedoninë e Veriut afër Preshevës, e cila duhet të parandalojë kalimet e mundshme ilegale.

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, për “REL” tha se ndërtimi i një gardhi është pjesë e një marrëveshje me BE-në.

“Ne mendojmë se gardhi është në funksion të sigurisë shtesë të kufijve të vendeve jashtë BE-së nga refugjatët, të cilët përfundimisht do të shkonin përsëri masivisht në të ashtuquajturat rruga Ballkanike”, thotë Arifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Kronika e Zezë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kalo në kategori