Nxënësit e shkollave të mesme do të zgjedhin bojkotimin e mësimit ose protestën si formë për të shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit të autoriteteve për mësim online. Blendi Hodai, kryetar i Unionit, tha për Alsat se është e dhimbshme që mendimet dhe kërkesat e kategorive më të prekura nga ky vendim, nuk janë marrë parasysh.
“I kemi shterur të gjitha metodat tjera përveç bojkotit dhe protestës. Të shtunën e kemi mbledhjen gjenerale me 17 qytete dhe 51 përfaqësues të Unionit të Nxënësve në Maqedoninë e Veriut ku do të vendoset në qoftë se do të fillojmë me protestë apo me bojkot. Këto janë dy zgjidhjet e fundit që i kemi në dispozicion si UNSHM në mënyrë që zëri i nxënësve më në fund të dëgjohet jo të merret si jo serioz dhe të mos pyetemi aspak në politikat arsimore- deklaroi Sinkron: Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar joefikasitetin e tij në muajt e kaluar. Unioni kishte kërkuar që viti shkollor të fillojë më mësim të kombinuar.
“Të shkojmë me mësim të kombinuar, të krijohen protokolle të veçanta dhe të krijohen edhe kushte të veçanta që nxënësit të ndahen në grupe, një javë të shkojë një grup nxënësish në shkollë ndërsa grupi tjetër të ketë mësim online në mënyrë që të mos kemi katastrofë brezash për shkak njohurive të cungta. Rezultatet edhe evaluimi i mësimit online ka dal që nuk jemi të përgatitur si shtet për këtë loj mësimdhënie dhe nuk duhet të bëhet gabimi i njejtë përsëri”- tha Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet e ndryshme me të cilat u përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca. Gjithashtu, nga UNSHM-ja kishin kërkuar krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike si dhe investime në institucionet arsimore.
https://www.youtube.com/watch?v=VIrkclj_Me4&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?