LAJMI I FUNDIT:

Maluma fshin Instagramin, aludohet se ‘largimi i tij’ ka të bëjë me inatin ndaj ish-të dashurës që tani po kalon me Neymarin

Maluma fshin Instagramin, aludohet se ‘largimi i tij’ ka të bëjë me inatin ndaj ish-të dashurës që tani po kalon me Neymarin

Maluma u zhduk në mënyrë misterioze nga Instagrami të mërkurën.

“Askush nuk e di pse e çaktivizoi atë, veçanërisht pasi ai është aq aktiv në të. Por ne e dimë se ai është i mirë dhe i sigurt”, tha një burim për Page Six atë ditë.

Edhe kompania e tij e menaxhimit WK Entertainment ishte dukshëm jo e informuar, duke shkruar të mërkurën: “A e di ndokush se çfarë ndodhi me Instagramin e Malumës?”, shkruan DailyMail.

Maluma (Foto: Victor Chavez/Getty Images/Guliver)

Zhdukja e Malumës nga Instagram erdhi pas një raportimi se futbollisti Neymar është duke u takuar me ish-këngëtaren Natalia Barulich.

Tre javë më parë, Maluma publikoi një këngë të quajtur “Hawai” e cila dyshohet se është dedikim për ndarjen e tij nga Natalia dhe romancën e saj të re me Neymarin.

Maluma dhe Natalia (Foto: Yuchen Liao/Getty Images/Guliver)

Neymar raportohet se u shfaq në një video në Instagram të martën në mbrëmje me shokët e tij të Parisit Germ Germain duke vallëzuar me këngën “Hawai” pas një fitoreje kundër RB Leipzig.

Maluma u bashkua me Natalian, e cila është kubano-kroate, në fillim të vitit 2018 dhe ishin bashkë deri në tetorin e vitit të kaluar.

Pas ndarjes pati zëra që Natalia e la atë për Neymarin, por ajo i tha Al Rojo Vivo në dhjetor: “Neymar është vetëm shoku im dhe media i përbën të gjitha këto gënjeshtra”. /Telegrafi/

Neymar (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Magazina
“Ke humbur dhe pranoje” – Meritoni përplaset me Julin pas deklaratës së këtij të fundit

“Ke humbur dhe pranoje” – Meritoni përplaset me Julin pas deklaratës së këtij të fundit

Magazina

"Gjithmonë për njëri-tjetrin" - Romeo Veshaj thyen heshtjen pas dramave të shumta qëkur përfundoi Big Brother

Magazina
Zbulohet e vërteta? Xhensila Myrtezaj shtron kërkesën për t’u divorcuar nga Bes Kallaku – akuza të rënda

Zbulohet e vërteta? Xhensila Myrtezaj shtron kërkesën për t’u divorcuar nga Bes Kallaku – akuza të rënda

Magazina
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina
Erdhi momenti - CineStar feston ditëlindjen e parë me oferta dhe aktivitete të veçanta

Erdhi momenti - CineStar feston ditëlindjen e parë me oferta dhe aktivitete të veçanta

Elfije Boletini
Kalo në kategori