LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti para Këshillit të Përgjithshëm përmend emrat e funksionarëve të rinj në Qeveri

Ali Ahmeti para Këshillit të Përgjithshëm përmend emrat e funksionarëve të rinj në Qeveri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para Këshillit të Përgjithshëm tha se partia e tij doli fituse në zgjedhjet e parakohshme kuvendare duke fituar 105 mijë vota dhe 15 mandate në Kuvend.

“Qeveria e përbashkët mes BDI-së dhe LSDM-së përfaqëson rezultatin më të mirë të mundshëm të vendit tonë dhe në veçanti për shqiptarët për të cilët synimi ishte barazia”, tha Ahmeti duke shtuar se ka ftuar edhe partitë opozitare shqiptare jo për të ndihmuar por për t’i ndarë përgjegjësitë dhe se ata nuk i janë bashkëngjitur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij në këto negoaciata në kohe pandemie janë vendosur interesat shtetërore para atyre partiake dhe se është arritur marrëveshje me LSDM-së ku shqiptarëve, sipas Ahmetit, u mundëson ndarje të barabartë të përgjegjësive dhe vendimarrja konsensuale.


“Kjo Qeveri do të vazhdojë rrugën drejt integrimit të BE-së dhe se do të jetë gardiane e tre marrëveshjeve”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se në këtë qeveri do të jetë po ashtu edhe kryeministri i parë shqiptar dhe krytarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Ne vendosëm partneritet dhe rrjedhimisht kjo të udhëhiqet nga kryeminsitri dhe zëvendëskryeministri i parë për sistem politik”, sqaroi Ahmeti duke përmendur se partia e tij do të jetë në krye të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Ekologjisë.

Ai tha se zëvendëskryeministri i parë do të jetë Artan Grubi, në krye të Ministrisë së Financave do të jetë Fatmir Besimi, Bujar Osmani në krye të MPJ-së, Kreshnik Bekteshi në Ministrinë e Ekonomisë, Naser Nuredini në Ekologji dhe krye të Ministrisë së Shoqërisë Informatike ende nuk dihet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori