LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Shtatori do të jetë i vështirë – 400 mijë nxënës e studentë në rrugë e shkollë, rrezik i madh për përhapjen e coronavirusit

Hoti: Shtatori do të jetë i vështirë – 400 mijë nxënës e studentë në rrugë e shkollë, rrezik i madh për përhapjen e coronavirusit

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nga shtatori Kosova do të jetë edhe më e rrezikuar nga coronavirusi.

Hoti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nëse mbyllet shoqëria dhe ekonomia, virusi do të ndalet së përhapuri.

“Por kurdo që do ta hapim përsëri do të përhapet virusi, nëse ne nuk jemi të kujdesshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Hoti ka thënë se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë tepër e rëndë, pavarësisht numrit në rënie të rasteve me COVID-19.

“Duhet të kemi kujdes ekstrem, veçanërisht tash kur në shtator fillojnë shkollat. Rreth 400 mijë nxënës e studentë nga 1 shtatori do të jenë në rrugë e shkollë dhe rreziku do të jetë tepër i madh”.

Hoti thotë se është për keqardhje që një pjesë e njerëzve nuk e besojnë virusin.

“Secili nga ne ose jemi të prekur nga virusi, ose kemi familjarë apo miq që kanë qenë të prekur nga coronavirusi. Kjo duhet të jetë një argument se virusi ekziston. Shtatori do të jetë edhe më i vështirë. Gjasat për t’u përhapur virusi janë shumë më të mëdha nëse nuk jemi të kujdesshëm”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori