LAJMI I FUNDIT:

Australia ka premtuar vaksinë falas për të gjithë banorët e saj

Australia ka premtuar vaksinë falas për të gjithë banorët e saj

Australia ka njoftuar se ka siguruar furnizimin me një vaksinë të mundshme të coronavirusit dhe do të jetë në gjendje të japë doza falas për të gjithë popullsinë prej 25 milionë banorëve.

Është një vaksinë e zhvilluar bashkërisht nga ndërmarrja farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, raporton BBC.


“Nëse provat klinike janë të suksesshme, një marrëveshje me AstraZenec do të sigurojë qasje të shpejtë për çdo australian”, tha kryeministri Scott Morrison, duke shtuar se vaksinimi ka të ngjarë të jetë i detyrueshëm.

Vaksina e Oxford / AstraZeneca është një nga pesë vaksinat e mundshme që kanë hyrë në një fazë të përparuar të provave klinike, dhe vendet në mbarë botën dëshirojnë të sigurojnë furnizimin për popullatën e tyre, transmeton Telegrafi.

“Nëse kjo vaksinë rezulton e suksesshme, menjëherë do të prodhojmë dhe do të dërgojmë doza falas për 25 milionë australianë”, tha Morrison.

Si një familje e vetme shkaktoi krizën e COVID-19 në Victoria të Australisë?
Lexo po ashtu Si një familje e vetme shkaktoi krizën e COVID-19 në Victoria të Australisë?

Kostoja e dërgimit të vaksinës për të gjithë popullsinë është ende e panjohur. Australia gjithashtu nënshkroi një kontratë 18 milionë dollarëshe me kompaninë farmaceutike amerikane, Becton Dickinson, dhe siguroi dërgimin e 100 milionë gjilpërave dhe shiringave.

Ndryshe, Morrison tha se shpreson që vaksina të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori