LAJMI I FUNDIT:

​Veseli: Marrëveshja për qeverinë e re, sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

​Veseli: Marrëveshja për qeverinë e re, sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se marrëveshja e sotme e fituesve të zgjedhjeve, BDI dhe LSDM është sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Veseli ka thënë se se kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj e bën të veçantë dhe historike këtë marrëveshje.


“Urimet e mia dhe të PDK-së për sjelljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe për BDI-në e Ali Ahmetin që po vazhdojnë t’i përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve atje”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/