LAJMI I FUNDIT:

Buenos Aires ka rreth 90 për qind të rasteve me COVID-19 në Argjentinë, qytetarët dalin në protesta kundër bllokimit shkaku i virusit

Buenos Aires ka rreth 90 për qind të rasteve me COVID-19 në Argjentinë, qytetarët dalin në protesta kundër bllokimit shkaku i virusit

Mijëra demonstrues kundërshtuan bllokimin e kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires, për t’u bashkuar me protestat antiqeveritare të hënën. Marshimet u mbajtën edhe në qytete të tjera të mëdha argjentinase.

Ankesat e protestuesve ishin të shumta me disa duke shprehur kundërshtimin e tyre me mënyrën se si qeveria e ka trajtuar pandeminë ndërsa të tjerët dolën të kundërshtojnë një reformë të planifikuar gjyqësore, e cila do të shihte rritjen e numrit të gjykatave federale, raporton BBC.

Një bllokim mbarëkombëtar në Argjentinë filloi më 20 mars të këtij viti, transmeton Telegrafi.


Që atëherë janë lehtësuar masat në shumë rajone rurale, por presidenti Alberto Fernandez e ka zgjatur atë deri më 30 gusht për Buenos Airesin dhe zonën përreth.

“I vetmi ilaç që kemi gjetur deri më tani është të kufizojmë lëvizjen e njerëzve dhe takimin ballë për ballë të njerëzve sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Fernandez.

Argjentina ka regjistruar rreth 300 mijë raste të konfirmuara, me zonën metropolitane të Buenos Airesit që zë 90 për qind të atyre. /Telegrafi/