LAJMI I FUNDIT:

“Unë ende kam makth për këtë”, Paris Hilton rrëfen një përvojë traumatike të fëmijërisë në dokumentarin e ri “This is Paris”

“Unë ende kam makth për këtë”, Paris Hilton rrëfen një përvojë traumatike të fëmijërisë në dokumentarin e ri “This is Paris”

Ajo u bë një emër i njohur për të gjithë pasi luajti në seritë televizive “Simple Life”në vitin 2003.

Dhe të hënën, Paris Hilton publikoi një trailer në YouTube të dokumentarit të saj të ardhshëm të quajtur “This Is Paris”, me nëntitull “The Paris You Never Knew”.


Në fragment, ylli 39-vjeçar la të kuptohet për një përvojë traumatike të fëmijërisë që ajo e mbante sekret nga familja e saj – madje edhe nga motra Nicky Hilton.

Paris Hilton (Foto: YouTube)

Klipi fillon me Paris në shtëpinë e saj së bashku me qenin, përpara se të shfaqen imazhet dhe videot e saj duke pozuar në tapetin e kuq.

Biondja dëgjohet duke thënë, “ndjehem sikur e gjithë bota nuk më njeh mua. Askush me të vërtetë nuk e di kush jam”.

Derisa po voziste ajo drejtohet nga kamera dhe thotë, “Më falni që jam mësuar të luaj një personash që është e vështirë për mua të jem normal”.

Motra e saj, Nicky Hilton e pyeti nëse ishte e lumtur, dhe Paris ‘tund’ kokën duke thënë po, më vonë duke shtuar, ‘ndonjëherë,’ me të qeshur.

“Unë as nuk e di se kush jam ndonjëherë. Nuk ka qenë kështu. Diçka ndodhi me fëmijërinë time për të cilën nuk ka folur me askënd”.

Klipi tjetër tregon Nicky dhe Paris të ulur teksa Nicky thotë: “Unë vetëm dëgjova duke bërtitur. Vrasje e përgjakshme”.

Paris është parë më pas në një skenë tjetër duke u thënë prindërve të saj për këtë: “Nuk mund t’ju tregoja për këtë sepse çdo herë që përpiqesha, do të ndëshkohesha prej tyre.Unë ende kam makth për këtë. E vetmja gjë që shpëtoi mendjen time është të mendoj se kush kam dashur të bëhem kur u largova prej andej”.

Paris Hilton (Foto: YouTube)

“This is Paris” publikohet i plotë në YouTube më 14 shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori