LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 i shkakton humbje prej mbi 1 miliard euro operatorit turistik më të madh evropian

Pandemia COVID-19 i shkakton humbje prej mbi 1 miliard euro operatorit turistik më të madh evropian

Operatori më i madh turistik në Evropë, TUI pësoi një humbje prej 1.1 miliard euro midis muajit prill dhe qershor, pasi pandemia COVID-19 ndaloi udhëtimet.

Kompania tha se ringjallja e kërkesës ishte “inkurajuese”, por që rezervimet verore ishin 80 për qind më të ulëta se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Grupi gjerman ka rihapur më shumë se gjysmën e hoteleve të saj në të gjithë botën, përfshirë në Evropë, Meksikë, Egjipt dhe Karaibe, megjithëse ato kanë një normë mesatare të rezervimeve.


Kompania nuk do të ketë një parashikim për pjesën tjetër të vitit, pasi pandemia vazhdon të ndikojë në udhëtime.

TUI konfirmoi se ka siguruar një financim shtesë prej 1.2 miliard eurosh nga qeveria gjermane, për ta marrë atë gjatë sezonit të qetë të dimrit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence Prizren
A e pimë kah një?

A e pimë kah një?

Kalo në kategori