LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj personit zyrtar

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj personit zyrtar

Gjykata Themelore në Pejë  ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve A.R dhe B.GJ, për shkak të dyshimit se kanë sulmuar zyrtarët policor.

Në njoftimin për media thuhet se më 13.08.2020, rreth orës 23:50 min, në oborrin e QKMF-së në Pejë, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.


“…në natën kritike derisa policia ishin në zbatim të planit operativ COVID-19, ndalojnë veturën që e drejtonte i pandehuri B.GJ, i cili ju thotë policëve se e ka nënën e sëmurë dhe duhet ta dërgojë te mjeku, me ç’rast policia ja merr lejen e qarkullimit dhe e lejon të lëvizë duke i kërkuar që ta sjellë raportin mjekësor por vetura shkon në drejtim tjetër dhe kur arrin te pika tjetër e kontrollit vetura nuk ndalet dhe të dëmtuarit nisen pas tij ku i pandehuri fillon t’i fyej dhe i sulmon duke iu shkaktuar lëndime trupore”.

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/