Drejtoria e Arsimit në Pejë vlerëson që mësimi i rregullt në klasë duhet të fillojë në shtator, nëse deri atëherë nuk ka përkeqësim të situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19.
Sipas udhëheqësve të këtij sektori në këtë komunë, në veçanti fëmijët në klasën e parë dhe të dytë, ata në të gjashtën dhe nxënësit e klasës së dhjetë duhet të vijojnë mësimin në shkolla.
Ditë më parë, Ministria e Arsimit u ka shpërndarë komunave udhëzuesin e përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021 në kushtet e pandemisë COVID-19, të cilin mund ta zbatojnë varësisht nga kushtet dhe rrethanat në të cilat gjenden komunat.
I njëjti vlen derisa nuk ka ndonjë rekomandim të Institutit të Shëndetësisë për ndërprerje të mësimit.
Drejtori i Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj synon që nxënësit e kësaj komune t’i kthejë në klasa me mësim të rregullt nga muaji shtator.
“Ne shpresojmë që duke respektuar udhëzuesit qe kanë dalë nga ministria e arsimit dhe grupi i ekspertëve që po punojnë, janë tre variante të fillimit të ri shkollor, ne do te synojmë variantin e parë që fëmijët të shkojnë në shkollë. …. Varianti i parë, me shku fëmijët në shkollë sidomos fëmijët në klasën e parë që ballafaqohen me mësuesen apo klasa e dytë që i kanë harruar shkronjat, klasa e gjashtë që nxënësit dalin nga klasa e pestë me një mësuese me 13 mësues dhe klasat e dhjeta. Varianti i dytë është në disa shkolla mund të mbahet mësimi në klasë për shkak të hapësirave dhe numrit të caktuar në nxënësve dhe varianti i fundit, nëse rekomandon edhe Instituti Shëndetësor mësimi në formën online apo ne distancë”, thotë ai.
Ai shpjegon se do të organizojnë oraret ku klasat me numër më te madh të nxënësve do të mund të ndahen në grupe në mënyrë që të vazhdohet mësimi në shkolla.
“Kjo do të organizohet, bazuar në protokollim, klasat e mëdha do të ndahen në grupe më të vogla të nxënësve dhe sigurisht drejtorët e shkollave dhe menaxherët nëpër shkolla do t’i bëjnë oraret e caktuara për vazhdueshmërinë e mësimit në këto shkollat”, thotë ai.
Në një intervistë për KP, drejtori i Arsimit në komunën e Pejës përmend edhe sfida të tjera përveç fillimit të vitit shkollor.
Sipas tij, sfidë është edhe regjistrimi i nxënësve në klasën e dhjetë që fillon nga e hëna dhe testi i maturës që do të mbahet më 29 gusht.
“Para fillimit të vitit shkollor i kemi dy sfida të tjera, nga e hëna fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të dhjeta që është anuluar testi i arritshmërisë, shohim si mund të menaxhojmë dhe zhvillu regjistrimin, është në terë Kosovën. Pastaj një sfidë shumë e madhe është testi i maturës që është i obliguar me ligj dhe mbi 30 mijë maturantë të shtunën më 29 gusht do të vazhdojnë të zhvillojnë testin e maturës, edhe kjo nëse nuk ka ndonjë rezultat të keq apo ndonjë informacion nga Instituti i Shëndetësisë për ndërprerje të testit te maturës atëherë duhet të shkojmë me forma të tjera”.
Ai thotë se Peja i ka të gjitha kushtet për të mbajtur testin e maturës. “Kushtet janë, janë përgatitë klasat, janë përgatitë komunat, numri në klasë është 12, do të mbahet distanca, maska do të sigurohet, dezinfektuesit do të sigurohen, transporti do të sigurohet i administruesve, çdo gjë është në rregull”, shton ai.
Duke theksuar që Peja synon kthimin e nxënësve në klasa, Avdimetaj thotë se mësimi online është edhe i kushtueshëm meqë shumë fëmijë nuk jetojnë në kushte të mira financiare dhe prindërit në të shumtën e rasteve i kane disa fëmijë në shkollë, gjë që e vështirëson angazhimin e tyre online.
Që nga marsi i këtij viti, mësimi në Kosovë është zhvilluar online për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje