LAJMI I FUNDIT:

Thierry Henry në listën e ngushtë për trajner të ri të Barcelonës

Thierry Henry në listën e ngushtë për trajner të ri të Barcelonës

Barcelona po e konsideron ish-sulmuesin e tyre Thierry Henry si një zëvendësim të trajnerit në largim, Quique Setien.

Ish-sulmuesi aktualisht është trajner i skuadrës së MLS, Montreal Impact dhe ka udhëhequr ekipin në vetëm një fitore nga gjashtë ndeshjet e tij deri më tani.


Francezi më parë ishte ndihmës-trajner i Roberto Martinez te Belgjikë para se të merrte punën e tij të parë menaxheriale te Monaco, ku ai shijoi fitoren vetëm katër herë në 20 ndeshje para se të pushohej nga puna në janar të vitit të kaluar.

Henry shënoi 49 gola për Blaugranët gjatë tre sezoneve dhe tani është në listën e shkurtër menaxheriale të tyre, për të cilën thuhet se përfshin edhe ish-mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Koeman – trajneri aktual i Holandës.

Massimiliano Allegri, i cili është aktualisht pa punë dhe Mauricio Pochettino thuhet se janë në listën e shkurtër, por Xavi Hernandez nuk është pasi ai nuk ka asnjë interes për të marrë rolin aktualisht.

Setien pritet të shkarkohet, këta janë tre kandidatët për të marrë stolin e Barcelonës
Lexo po ashtu Setien pritet të shkarkohet, këta janë tre kandidatët për të marrë stolin e Barcelonës

Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona do të fillojë kontakte me përfaqësuesit e Henryt, Pochettinos, Allegrit dhe Koemanit këtë fundjavë, pasi ata kërkojnë të përmirësojnë listën e tyre të shkurtër.

Setien është vendosur të pushohet nga Barcelona të hënën pasi klubi thirri një takim të jashtëzakonshëm të bordit pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

Përfaqësueset
Kalo në kategori