Për sa kohë që jeni duke banuar në qytet, banorët e tyre kanë rënë dakord për një kontratë të pashkruar.
Ata tolerojnë lagjet e stër-ngarkuara me banorë, zhurmën dhe ndotjen. Në këmbim, ata marrin gjallërinë që nuk u ofrojnë vendet rurale. Por, pandemia globale e quajtur COVID-19 ka prishur këtë kontratë. Dhe shumë banorë të qytetit janë të gatshëm të lëvizin drejt vendeve rurale, raporton CNN.
“Të gjitha përfitimet e Londrës janë zhdukur tani”, tha Michael, 29 vjeç, ndërsa ishte ulur në kopshtin e banesës së vogël në Londër. “Pijet, klubet dhe baret janë mbyllur të gjitha, ose ato janë të hapura në rrethana shumë të çuditshme”, shtoi ai.
Lokalet dhe restorantet e Londrës janë rihapur gradualisht që nga korriku, ku shkaku i coronavirusit ishin të mbyllura për disa muaj dhe Londrën e kishte shndërruar në një qytet fantazmë, transmeton Telegrafi.
Por rregullat e distancës sociale nënkuptojnë që shumë ndërmarrje funksionojnë me më pak se gjysma e kapaciteteve të tyre të zakonshme dhe disa janë mbyllur përgjithmonë. Në një përpjekje që londinezët të ushqehen në restorantet jashtë qytetit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po subvencionon këto biznese.
Michael dhe e dashura e tij, Agata Olszewska, 28 vjeç, kishin planifikuar prej kohësh që përfundimisht të largoheshin nga Londra.
Për çiftin, vendimi për t’u larguar nga Londra ishte po aq financiar sa gjithçka tjetër. Çmimet mesatare të shtëpive në Londër ishin 478.900 funte (624,000 dollarë) në shkurt, sipas Regjistrit të Tokës, por shtëpitë e mëdha pranë qendrës së qytetit mund të arrijnë të paktën 600,000 funte (782,000 dollarë).
“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të vijnë në qytet”, tha Olszewska duke shtuar se “Kur isha pak më e re, padyshim ëndërroja të jetoja në Londër.”
Ndryshe, ata do të marrin një trajektore të re të jetës. Të kalojnë njëzetat e tyre duke punuar, pastaj të lëvizin drejt një vendbanimi më të rehatshëm dhe të përballueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe