Hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës është bërë temë diskutimi në seancën e sotme plenare. Derisa në LDK e paraqitnin këtë si çështje teknike që ndodhë që 20 vjet, tri parti të tjera parlamentare e konsideruan këtë si shkelje të sovranitetit të vendit dhe rrezik për destabilizim.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi akuzoi kryeministrin, Avdullah Hoti për mos ndërmarrjen e asnjë veprimi pas këtij incidenti, që sipas tij është më i rëndi që nga viti 2012.
“Kushtetuta në të cilën thirrej me plotë gojë Avdullah Hoti më 7 gusht bë copë-copë dhe u shkel rëndë në mes të ditës. Hyrja e personave të uniformuar është një nga incidentet më të rënda që nga viti 2012, ky është një provokim i hapur, cenim integritetit, cenim i sovranitetit shtetëror dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare… ky incident më shumë se incident i sigurisë është diplomatik dhe duhet të shihet në këtë rrafsh në raport me dialogun. Por kjo qeveri nuk bëri asnjë hap as në rrafshin e sigurisë, e aq më pak diplomatik”, tha ai.
E ashpër në reagimin e saj ishte edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha këto provokime të Serbisë paraqesin rrezik për Kosovën.
“PDK-ja është thellësisht e shqetësuar nga shkelja flagrante të sovranitetit territorial të Kosovës nga xhandarmeria serbe e cila jo rrallëherë po synon të shkaktojë konflikt që askush nuk do të dëshironte. Hyrja e xhandarmerisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë janë kërcënim direkt për qytetarët e Karaçevës veçanti dhe Kosovës në përgjithësi. PDK-ja më shqetësues e sheh faktin se qeveria dhe institucionet nuk e kanë prishur komoditetin e tij, e kanë neglizhuar dhe kaluar në heshtje këtë provokim”, tha ajo.
Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kërkoi që ky incident mos të relativizohet nga askush, derisa kritikoi ministrat që mbulojnë sektorin e sigurisë për mos raportim para kuvendit.
“Incidenti ndërkufitar me Serbinë nuk bënë të relativizohet nga askush. Qofshin nga ata që janë në qeveri apo opozitë. Pavarësisht se kush është në detyrë…nëse i kanë marrë detyrat këta persona atëherë të përballen me përgjegjësi. Ndonjëherë duhet dhënë përgjegjësi besa shpesh sidomos njerëzit që i kemi zgjedhur për këto detyra”, u shpreh ai.
Por, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi këtë e konsideron si teknike që veprohet tash e 20 vite.
“Kjo hyrje është bërë në bashkëpunim dhe patrullim me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Kjo përsëritet se 20 vite sepse edhe forcat e NATO-s kalojnë në anën tjetër, pra është çështje teknike…e dina që është problem një pjesë e kufirit të Kosovës, ky është problem por ejani të zgjidhim. Jo të ndërtojmë kauza dhe akuza të paqena me qëllim se të fitojmë opinionin publik përkohësisht por besoni që nuk e fitoni”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025