LAJMI I FUNDIT:

Pas emërimit të Harrisit, fushata e Bidenit mblodhi 48 milionë dollarë në vetëm 48 orë

Pas emërimit të Harrisit, fushata e Bidenit mblodhi 48 milionë dollarë në vetëm 48 orë

Kampanja e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden ka mbledhur 48 milionë dollarë në vetëm 48 orë që kur u emërua senatorja Kamala Harris, si kandidate për pozitën e nënpresidentes, tha të premten një zëdhënës i fushatës.

Biden dhe grupet që mbështesin fushatën e tij mblodhën 140 milion dollarë në muajin korrik, shkruan yahoo.news.

Biden, vetë ish-nënpresident, zgjodhi të martën Harrisin, me prejardhje indo-xhamaikane, si zëvendësin e tij. Pas trazirave racore për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd gjatë një arrestimi policor, Biden ishte nën presion të fortë për të nominuar një grua me ngjyrë për nënpresidente të Amerikës, transmeton Telegrafi.


Senatorja 54-vjeçare nga Kalifornia, e cila ishte në garë për Shtëpinë e Bardhë dhe më pas filloi të mbështeste 77-vjeçarin, gjithashtu është amerikanja e parë me prejardhje aziatike që mban një pozicion kaq të lartë.

Harris u zgjodh në Senat në vitin 2016, vetëm si afrikano-amerikania e dytë në historinë e tij. Ajo pritet të mobilizojë afrikano-amerikanët, elektoratin më besnik të Partisë Demokratike.

Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve
Lexo po ashtu Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve

Katër vjet më parë, pjesëmarrja e votuesve me ngjyrë në zgjedhjet presidenciale ra në mënyrë drastike për herë të parë në 20 vjetët e fundit, gjë që kontribuoi shumë në dështimin e kandidates së atëhershme demokrate, Hillary Clinton, e cila humbi para Donald Trumpit.

Harris, një ish-prokurore dhe prokurore e përgjithshme në Kaliforni, është e njohur për stilin e saj agresiv në debatet e Senatit dhe ishte po aq e ashpër ndaj Bidenit në fushatën zgjedhore të demokratëve.

Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA-ve
Lexo po ashtu Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA-ve

Ajo ka mundësi të jetë kandidatja kryesore e demokratëve për zgjedhjet e vitit 2024, duke pasur parasysh moshën e lartë të Bidenit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori