LAJMI I FUNDIT:

Pse pikërisht Kamala Harris – pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve

Pse pikërisht Kamala Harris – pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve

Kandidati për president, Joe Biden ka zgjedhur senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris për pozitën e nënpresidentit.

Kjo është hera e parë në histori që një grua afrikano-amerikane të nominohet për atë pozitë, por analistët pretendojnë se ka më shumë se kaq prapa kësaj historie.


Biden zgjodhi si kandidate për nënpresidente një senatore, reagon Clinton dhe Obama
Lexo po ashtu Biden zgjodhi si kandidate për nënpresidente një senatore, reagon Clinton dhe Obama

CNN shkruan se nëse Bideni dëshiron të fitojë zgjidhet dhe posaçërisht ta mposht presidentin aktual amerikan, Donald Trump, Harris është personi i vetëm që mund ta dërgojë atë në atë qëllim, sepse çdo kandidat tjetër kishte një “bagazh të keq” pas tij.

Harris, e cila gjithashtu kandidoi për presidente, doli nga gara relativisht e padëmtuar dhe është kandidatja më e mirë për qëllimin e Bidenit, transmeton Telegrafi.

Harris dëshiron të jetë presidente, raporton CNN, duke shtuar se mund të pozicionohet mirë si nënpresidente dhe meqenëse Biden mbush 78 vjeç në nëntor, është realiste që të zëvendësohet nga nënpresidentja në një moment dhe se është shumë e rëndësishme të kesh dikë që është i gatshëm për këtë rol.

Duke zgjedhur 55-vjeçaren, ai tregoi se nuk është vetëm që të tregojë histori boshe dhe se është i gatshëm të luftojë racizmin, por edhe se pa që Harris ka aftësi të fitojë votues të moderuar, të pavarur, madje edhe të djathtë.

Mediat amerikane kanë renditur disa arsye pse Biden vendosi për Harris.

E para është se asnjë grua afrikano-amerikane nuk është zgjedhur më parë në këtë post dhe se votuesit me ngjyrë, kryesisht gratë, të cilat luajtën një rol kryesor në zgjedhjen e Bidenit si kandidat demokrat, tani do të luajnë një rol të rëndësishëm.

Ka shumë të ngjarë që kjo lëvizje të tërheqë votuesit me ngjyrë, veçanërisht në vendet kryesore si Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Pennsylvania, Karolina e Veriut, por gjithashtu do të ndikojë në votat e afrikano-amerikanëve në të gjithë vendin.

Emërimi i një personi të kualifikuar si Harris, prindërit e të cilës janë emigrantë nga Xhamajka dhe India, është kundër Donald Trumpit, sepse shumë banorë të SHBA-së janë të lodhur me fjalorin nxitës të presidentit aktual për ndarje racore.

Në atë mënyrë, Harris konsiderohet një “zgjedhje e sigurt”, sepse ajo u dallua në garën e demokratëve gjatë nominimeve për kandidat dhe konsiderohet e disiplinuar.

Një arsye tjetër është se me zgjedhjen e Harrisit, Biden dëshiron të dëshmojë se është gati të dëgjojë njerëzit që nuk pajtohen ose janë kundër tij, sepse ajo shpesh kundërshtonte disa nga pikëpamjet e tij.

Arsyeja e tretë është se presidenti amerikan, Donald Trump është në kërkim të diçkaje për të sulmuar Harrisin, siç tregohet nga deklarata e tij pasi Biden e nominoi atë, ku tha se Harris ishte “e mbrapshtë, e tmerrshme dhe shfaqi mosrespekt tek të gjithë në Senat” dhe mendoi se “Biden do të qëndronte larg personave të tillë”.

Trump rreth kandidimit të Harrisit: Jam i befasuar, ajo ishte shumë e pakëndshme me Bidenin
Lexo po ashtu Trump rreth kandidimit të Harrisit: Jam i befasuar, ajo ishte shumë e pakëndshme me Bidenin

Arsyeja e katërt është se është e qartë se Harris do të jetë e mirë në debatin me kandidatin e Trumpit, Mike Pence, sepse u tregua më herët se është e mirë në debate, transmeton Telegrafi.

Arsyeja e pestë është se zgjedhja e Harrisit është një tregues i një fushate të mbarë. Për dallim nga fushatat e mëparshme, emërimi i këtij viti për Harrisin nuk u shfaq në publik para njoftimit të tij zyrtar.

Njerëzit e njohur me procesin zgjedhor thonë se të gjitha rekomandimet e kandidatëve janë shqyrtuar me kujdes dhe se ata janë pajtuar dhe konsultuar reciprokisht.

Kujtojmë se Harris ishte kryeprokurore e shtetit në Kaliforni para se të zgjidhej senatore.

Ajo njihet për çështje të mprehta, veçanërisht gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e kandidaturës së Bret Cavanaughit si gjykatës i Gjykatës Supreme.

Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA-ve
Lexo po ashtu Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA-ve

Ajo lindi në vitin 1964 në Kaliforni si një fëmijë i emigrantëve nga Xhamajka dhe India gjersa ka qenë e martuar për gjashtë vjet me Douglas Emhofin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori