LAJMI I FUNDIT:

Gasperini: Golat e vonshëm dëmtuan Atalantan, më vjen keq pasi iu afruam shumë gjysmëfinales

Gasperini: Golat e vonshëm dëmtuan Atalantan, më vjen keq pasi iu afruam shumë gjysmëfinales
Gian Piero Gasperini (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images/Guliver)

Gian Piero Gasperini e pranon se pranimi i dy golave në fund i ka lënduar më shumë sesa fitorja e PSG-së, sepse Atalanta u afrua aq shumë me gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi nga Bergamo kishte epërsi 1-0 deri në minutën e 90-të me një gol të Mario Pasalic, por u lodh dukshëm dhe në minutat shtesë u mposhtën pas golave të PSG-së të shënuar nga Marquinhos dhe Eric Maxim Choupo-Moting për 1-2.


“Keqardhja më e madhe është se u afruam aq shumë dhe menduam se mund të arrinim vërtet këtë arritje të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Gasperini për Sky Sport Italia.

PSG fiton me rikthim ndeshjen e çmendur ndaj Atalantas dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu PSG fiton me rikthim ndeshjen e çmendur ndaj Atalantas dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

“Kënaqësia mbetet që kemi pasur një sezon të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, duke u përmirësuar vazhdimisht kundër skuadrave më të mira në Evropë. Unë vetëm mund të falënderoj djelmoshat për gjithçka kanë bërë këtë sezon”.

Gasperini ka lavdëruar ekipin e tij për një sezon të shkëlqyeshëm (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images/Guliver)

“Është zhgënjyese sepse u afruam kaq afër. Ka disa nga lojtarët më të mirë në botë, Mbappe dhe Neymar, të cilët në një moment të caktuar ua vështirësuam jetën”.

“Ne mund të pranonim më herët, në një mënyrë që mund të ishte më mirë, pasi pranimi në shtesë dëmton më shumë. Ne bëmë gjithçka që mundëm, në përfundim të ndeshjeve shumë të vështira dhe rraskapitëse, kështu që mund vetëm të falënderoj djelmoshat”.

Tuchel: Kualifikim dhe fitore absolutisht e merituar e PSG-së
Lexo po ashtu Tuchel: Kualifikim dhe fitore absolutisht e merituar e PSG-së

“Liga e Kampionëve është një garë shumë e veçantë dhe lexova pak kohë që Jose Mourinho tha se ishte gara e detajeve. Detajet bëjnë ndryshimin kur lojërat janë kaq të ekuilibruara dhe mund të shkojnë në një mënyrë ose në tjetrën”.

“Pavarësisht nga çdo gjë, kemi arritur në minutën e 90-të në epërsi. Ne sigurisht që ishim të përgatitur mirë në paraqitje të caktuara, kishte një mundësi Berat Gjimshiti, dhe mund të kishim bërë më mirë në disa kundërsulme, por përsëri, këto janë të gjitha detajet”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori