LAJMI I FUNDIT:

PSG fiton me rikthim ndeshjen e çmendur ndaj Atalantas dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

PSG fiton me rikthim ndeshjen e çmendur ndaj Atalantas dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Atalanta-PSG (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Ndeshja e parë e ‘Final 8’ në Ligën e Kampionëve e zhvilluar në Estadio da Luz të Lisbonës së Portugalisë, ka dhuruar lojë të bukur, aksion dhe një fitues me triler në fund.

Është klubi francez, PSG që ka befasuar të gjithë duke bërë një rikthim të madh drejt një fitore edhe më të madhe, e cila vlen sa gjysmëfinalja.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të PSG-së për një nuancë, pasi francezët krijuan më shumë raste, por ishte vetëm Atalanta që gjeti golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes dhe ishte Mario Pasalic, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Duvan Zapata.

PSG pati raste të mira me anë të Neymar (3’, 28’, 42’), por braziliani ishte i pasaktë dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klubit italian.

Pjesa e dytë nisi me një agresivitet dhe nervozizëm nga të dyja skuadrat, të cilat morën nga dy kartonë të verdhë brenda dhjetë minutave lojë.

Në vazhdim, ndeshja i takoi francezëve, të cilët patën diçka më shumë nga loja në tentim të barazimit të rezultatit dhe vazhdimit të ëndrrës.

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Berat Gjimshiti (58’) dhe Kylian Mbappe (74’), por pa arritur t’i gjejnë rrjetat.

Megjithatë, kur ndeshja pritet të përfundonte, ashtu nuk mendoi edhe PSG që befasoi të gjithë me dy gola të shpejta dhe fitoi ndeshjen.

Marquinhos (90’) barazoi gjithçka 1-1, Maxim Choupo-Moting (90+) shënoi për fitoren e madhe 1-2 të PSG-së.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, PSG do të përballet me fituesin e ndeshjes RB Leipzig-Atletico Madrid.

Kjo ndeshja zhvillohet të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori