LAJMI I FUNDIT:

Reagon Haki Abazi pasi Ramush Haradinaj u përfol si kandidat për president

Reagon Haki Abazi pasi Ramush Haradinaj u përfol si kandidat për president

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se në Kosovë është shpallur kandidatura për president me më pak se 8 për qind votues në disa zgjedhje për zëvendësimin e një presidenti që sipas tij, po ashtu është i zgjedhur në mënyrë antidemokratike.

Gjini: Do të shqyrtohet me partnerët e koalicionit mundësia që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president
Lexo po ashtu Gjini: Do të shqyrtohet me partnerët e koalicionit mundësia që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president

Përmes një postimi në Facebook, Abazi tha se “askush nuk do që të ndihmojë një pakt politiko- kriminal sepse tani të gjithë e kanë të qartë që janë bërë bashkë për të përmbysur demokracinë, vullnetin qytetar dhe mbi të gjitha janë bërë aradha e frikacakëve që e kanë ankth ditën e zgjedhjeve që po vjen”.


Haradinaj rreth kandidaturës për president: Do të jetë nder i veçantë
Lexo po ashtu Haradinaj rreth kandidaturës për president: Do të jetë nder i veçantë

Abazi u shpreh se kjo që po ndodh është duke i kushtuar Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Postimi i plotë:

Joe Biden përzgjedhë Kamila Harris si kandidate për zëvendës-presidente për zgjedhjet demokratike të nëntorit në SHBA.

Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President po ashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit. E gjithë kjo ndodhë kur në pushtet është një qeveri e zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese dhe kriminale me votën e një të dënuari me aktakuzë të konfirmuar dhe një votë po ashtu të sforcuar në mënyrë jokushtetuese dhe me rol joligjor nga presidenti i tanishëm dhe pretenduesi për president.

Ky degradim bashkë me heshtjen morbide të atyre që nuk ndaleshin duke gumëzhitur sikur një model par-excellence e yellow press, e si të çoroditur lemerisnin edhe në deklarimet e rrejshme të njerëzve më të korruptuar të sistemit PAN, është duke i kushtuar Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtëzakonisht shumë.

Askush, ama askush nuk e merr seriozisht një qeveri Koti e aq më pak një grumbull hipokritësh e të pa zotë. Askush ama askush nuk do që të ndihmojë një pakt politiko- kriminal sepse tani të gjithë e kanë të qartë që janë bërë bashkë për të përmbysur demokracinë, vullnetin qytetar dhe mbi të gjitha janë bërë aradha e frikacakëve që e kanë ankth ditën e zgjedhjeve që po vjen. “Trimat” që nuk kanë guxim të dalin para qytetarëve, “trimat” që luftojnë një grua. “Trimat” që kanë lidhur paktin e heshtur kundër Kosovës krah për krah me Listën Serbe. /Telegrafi/