Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka deklaruar se Ramush Haradinaj do ta shqyrtojë me partnerët e koalicionit mundësinë që ai të jetë kandidat për president, pasi ka zëra brenda Këshillit të AAK-së, që pikërisht kreu i kësaj partie të jetë kandidati për të parin e vendit.
Gjini tha se gjatë mbledhjes së kryesisë, kanë diskutuar në lidhje me këtë dhe shpresojnë se partitë politike do të gjejnë një rrugë që të zgjedhin presidentin e vendit, pa shkuar në zgjedhje.
“E kemi diskutuar gjatë çështjen e qeverisjes. Ne mendojmë se mund të ketë rrethana të reja, sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Po e them këtë për shkak se edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës për presidentin Thaçi, që ne të gjithë kemi shpresuar se nuk do të konfirmohet ajo aktakuzë, ne prapë se prapë për disa muaj duhet të ketë zgjedhje të presidentit. Aleanca nuk mendon se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, për shkak se nuk do të arrihet të zgjedhet presidenti. Shpresojmë se partitë politike do ta gjejnë rrugën për me zgjedh presidentin e ri të vendit. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për President. Këto çështje do t’i shqyrtojmë. Do t’i shqyrtoj edhe kryetari Haradinaj edhe me partnerët e koalicionit”, tha Gjini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City