LAJMI I FUNDIT:

Rriten rastet me COVID-19, Spitali i Gjilanit detyrohet nga buxheti vetanak të sigurojë bombola oksigjeni

Rriten rastet me COVID-19, Spitali i Gjilanit detyrohet nga buxheti vetanak të sigurojë bombola oksigjeni

Me rritjen e numrit të pacientëve me oksigjeno terapi në Spitalin Rajonal të Gjilanit është rritur edhe nevoja për më shumë bombola oksigjeni.

Drejtori i këtij spitali, Nisret Hajrullahu thotë se për shkak të kërkesës së madhe janë detyruar që me burime vetanake të blejnë bombola oksigjeni.


“Operatori i cili ka qenë i kontraktuar në nivel të shërbimeve spitalore të Kosovës ka pasur një kapacitet të kufizuar të furnizimit të spitaleve me bombola oksigjeni. Së paku kështu është deklaruar vet operatori ekonomikë. Tek ne gradualisht është rritur numri i pacientëve dhe njëkohësisht është rritur nevoja për bombola oksigjeni. Ne nga buxheti vetanak i spitalit kemi siguruar sasinë e nevojshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu thotë se përkundër këtyre vështirësive asnjë pacientë që po trajtohet në Spitalin e Gjilanit nuk ka mbetur pa shërbim.

“Deri sot ne plotësisht i kemi plotësuar nevojat dhe kërkesat e pacientëve për oksigjen, por na është dashur të blejmë jashtë kontratave që na janë përcaktuar”, shtoi më tej Hajrullahu, përcjell Telegrafi.

Ndryshe në Spitalin e Gjilanit edhe dhjetë pjesëtarë të personalit shëndetësorë janë prekur nga infektimi i COVID-19./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori