LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit miraton listën e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit miraton listën e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka miratuar listën e dëshmitarëve. Kjo listë përfshinë gamë të gjerë njerëzish me ish funksione publike dhe private që ndërlidhen me privatizimin. Ani pse nuk u bë publike lista me emra për secilin që do të dëshmojë, Ish ministra të ekonomisë, ish kryesues të AKP-së, të bordit, ish përfaqësues të huaj në Kosovë do të dëshmojnë para këtij komisioni.

Kryetari i Komisionit, Hajrullah Çeku tha se lista është bazuar në strukturën dhe kategoritë e dëshmitarëve për punën e komisionit. Kjo, sipas tij nuk nënkupton se është listë përfundimtare.


Anëtarja e komisionit nga LDK-ja Doruntinë Maloku kërkoi përfshirjen edhe të ish-ministrit, Bujar Dugolli, e largimin e Naser Osmanit, që sipas saj për çështje të privatizimit është një proces gjyqësor karshi tij.

Por kjo u kundërshtuar nga deputeti i LVV-së, Liburn Aliu i cili kërkoi interpretim ligjor zyrtar për këtë çështje.

Kurse deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha u shpreh se në këtë listë të dëshmitarëve duhet të largohet ish-kryesuesi i AKP-së, Blerim Rexhaj dhe ish përfaqësuesi i huaj në Kosovë, Andrea Capusela.

Ndërsa, sa i përket përzgjedhjes së listës së ekspertëve do të vendoset në mbledhjet e ardhshme./KP/.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori