Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se qeverisja e mirë do të rikthehet shpejt.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ministrat aktual duke thënë se në fytyrat e tyre nuk sheh asnjë kokërr serioziteti për gjendjen shëndetësore në Kosovë.
“E rrëzuan Qeverinë Kurti me arsyetimin se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Por numri i rasteve atëherë ishte vazhdimisht nën 30. E sot kur 200 raste në ditë janë bërë normalitet, del Arban Abrashi me një cinizëm të gërditshëm e thotë që situata është stabile, duke e fajësuar VV-në.
Ditën që i patëm 19 raste me COVID 19 Agim Veliu në koordinim me Thaçin propozoi gjendje të jashtëzakonshme. E me 219 raste gjendja iu duket e zakonshme. Kjo tregon se së bashku me PDK-në ata nuk e kishin mendjen te virusi, por te rrëzimi i Qeverisë Kurti”, ka shkruar Konjufca.
Postimi i plotë:
Qeverisja e mirë do të rikthehet shpejt
Sa të neveritshme këto fotot e ministrave në kulmin e pandemisë! Ta krijojnë përshtypjen e fotosesioneve. Plot krekosje, në fytyrat e tyre nuk sheh asnjë kokërr serioziteti për gjendjen shëndetësore në Kosovë. Fytyrat e tyre delirante dhe të vetëmjaftueshme me pozitat e pamerituara, janë në një univers krejt tjetër në raport me gjendjen në ambientet e QKUK-së. Nuk mund te gjesh kurrfarë pikëprerje mes këtyre dy botëve paralele.
E rrëzuan Qeverinë Kurti me arsyetimin se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Por numri i rasteve atëherë ishte vazhdimisht nën 30.
E sot kur 200 raste në ditë janë bërë normalitet, del Arban Abrashi me një cinizëm të gërditshëm e thotë që situata është stabile, duke e fajësuar VV-në.
Ditën që i patëm 19 raste me COVID 19 Agim Veliu në koordinim me Thaçin propozoi gjendje të jashtëzakonshme.
E me 219 raste gjendja iu duket e zakonshme.
Kjo tregon se së bashku me PDK-në ata nuk e kishin mendjen te virusi, por te rrëzimi i Qeverisë Kurti.
LDK-ja e Isa Mustafës bëri aleancë me ata që gjatë zgjedhjeve ishin “hajnat e pushtetit”, për ta hequr nga qeverisja e mirë fituesin e zgjedhjeve.
Nuk është e rastit, pra, që ka degraduar çdo gjë:
– Në menaxhimin e pandemisë qëndrojmë më së keqi në Evropë.
– Sa më keq menaxhohet pandemia në përpjestim me të do të ketë pasoja ekonomia. Zgjidhja e Qeverisë është e tmerrshme: le të vdesin edhe me mijëra qytetarë, por nuk do të ketë shtrëngim të masave.
– Disa qytetarë mund të kenë gjetur vdekjen jo nga COVID-i, por nga keqmenaxhimi i aparaturave të oksigjenit. Askush nuk jep përgjegjësi.
– Dialogu me Serbinë jo vetëm që ka degjeneruar toralisht, por duke e parë këtë Qeveri pasive, xhandarmëria e Vuçiqit ka marrë hov për t’i kapërcyer lehtësisht edhe kufijt e shtetit tonë.
– Në krye të negociatave është caktuar një person pa kurrfarë legjitimiteti popullor.
Në këtë kohë kur qytetarët janë lënë nën mëshirën e fatit ne çdo aspekt, është me rendësi që të mos e humbim vullnetin dhe shpresën. Momenti po vjen shumë shpejt kur populli do ta përdor votën për ndëshkim. Dhe do t’i japin fund politikanëve hajna e të pangopshëm njëherë e përgjithmonë. Qytetarët mezi po presin që shtetit tonë t’ia rikthejnë qeverisjen e mirë e cila filloi në shkurt por u ndërpre në mars. Kur fitorja është në zemrat dhe mendjet e njerëzve, ajo bëhet e pashmangshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çmimi i bukës për momentin nuk do të ndryshojë, furrat kanë probleme me ikjen e fuqisë punëtore
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Osmani takohet me ambasadoren amerikane në OKB, flasin për mbështetjen e ShBA ndaj Kosovës
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'