Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, patën sot një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe me drejtorët e Departamenteve Komunale të Shëndetësisë, me të cilët biseduan për masat e mëtejme të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19.
” Hoti e vlerësoi angazhimin e kryetarëve të Komunave, të cilët i falënderoi për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për masat shtesë, duke përfshirë edhe aktivizimin e shtabeve emergjente. Po ashtu, ai kërkoi që të bëhen përgatitje për masat e mëtutjeshme nga Komunat për një valë të re, e cila mund të paraqitet në shtator. Në këtë kontekst, u shtrua edhe nevoja e përgatitjeve për fillimin e viti të ri shkollor dhe obligimet e komunave në këtë proces.
Në këtë takim, që u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti prezantoi masat e këtij asociacioni për parandalimin e pandemisë, si dhe angazhimin e komunave për krijimin e qendrave dhe ekipeve të veçanta, të cilat do t’u ofrojnë shërbimin e nevojshëm shëndetësor të prekurve nga kjo pandemi. Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se koordinimi me komunat është esencial për parandalimin e pandemisë.
Ai u premtoi komunave se do të ketë përmirësim të furnizimit të spitaleve rajonale me oksigjen, duke i falënderuar komunat që me kapacitetet e tyre i kanë furnizuar spitalet me oksigjen.
Po ashtu, ministri Zemaj tha se lidhur me furnizimin me autoambulanca, MSH-ja e ka proceduar kërkesën për autoambulanca shtesë dhe furnizim shtesë të masave mbrojtëse për të gjithë punonjësit shëndetësor, si dhe rishikimin dhe decentralizimin e masave për shpërndarjen e ndihmave”, thuhet në njoftim.
Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bëri thirrje që zbatimi i masave të vazhdojë nga të gjithë, ndërsa kryetarët e Komunave adresuan një varg çështjesh që lidhen me masat shtesë, të cilat e ndihmojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19, e të cilat, sipas tyre, kërkojnë një vëmendje dhe adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!