LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri dhe Osmani flasin për menaxhimin e pandemisë

Bahtiri dhe Osmani flasin për menaxhimin e pandemisë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, sot kanë pritur në një takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shoqërohej nga deputët e Kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj e Haxhi Avdyli, njëherësh anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Hajrullah Çeku, anëtar i Komisionit Hetimor për Procesin e Privatizimit në Kosovë.

“Qëllimi i këtij takimi ishte për të parë për së afërmi menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në qytetin e Mitrovicës, dhe për të diskutuar në lidhje me sfidat mjedisore, trajtimi i tyre dhe ndikimin që kanë në shëndet.


Fillimisht, kryetari Bahtiri ka falënderuar kryeparlamentaren Osmani dhe deputetët e pranishëm për vizitën dhe interesimin e tyre për situatën epidemiologjike, si dhe për ruajtjen e ambientit në qytetin e Mitrovicës, me ç’ rast ai vlerësoi se komuna në vazhdimësi po e menaxhon mirë gjendjen me virusin COVID-19, duke i njoftuar njëkohësisht se gjatë ditës së djeshme Shtabin Emergjent Komunal ka marrë masa shtesë preventive më të efektshme në luftimin e këtij virusi.

Ndërkaq, kryeparlamentarja Osmani, falënderoi kryetarin Bahtiri për mikpritjen e bërë, duke e përgëzuar atë për menaxhimin e suksesshëm deri më tani të situatës me pandeminë COVID-19. Ajo u shpreh e bindur se masat e reja të marra nga Komuna e Mitrovicës do të japin shembull të mirë tek qytetarët”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, Osmani potencoi se ky takim zhvillohet në kuadër të ‘vizitave të gjelbra’ nëpër komuna, me qëllim që të identifikohen problemet që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit në vendin tonë, në mënyrë që të ndërmerren masa adekuate për tejkalimin e tyre.

“Me këtë rast, kryetari Bahtiri duke u ndërlidhur me diskutimin për çështjet e ambientit, theksoi se komuna është duke punuar në këtë drejtim, dhe se po realizohen projekte madhore siç janë rregullimi i shtratit të lumit Ibër dhe Sitnica, projekte këto që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e mjedisit tonë. Përveç kësaj, ai tha se komuna ka të angazhuar kompaninë “Uniteti” për pastrimin e gjithë qytetit, e cila në vazhdimësi kryen punë të shkëlqyeshme.

Pas këtij takimi të mbajtur në ndërtesën e administratës komunale, kryetari Bahtiri, nënkryetari Mujka dhe kryeparlamentarja Osmani, së bashku me deputetët e lartpërmendur, kanë vizituar hapësirat e gjelbra përreth Liqeni Akumulues, ku janë takuar edhe me qytetarë të Mitrovicës e të shoqërisë civile, me të cilët kanë biseduar lidhur me rëndësinë që ka ambienti, sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë, pasi që është konstatuar se ambienti i mirë nënkupton shëndet të mirë”, thuhet më tej në njoftim.

Kryetari Bahtiri së bashku me nënkryetarin Mujka dhe kryepralamentaren Osmani, të shoqëruar nga deputetët, kanë realizuar një vizitë edhe në kompleksin industrial “Trepça”, ku janë pritur nga u.d të kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrje publike, me ç’ rast janë njoftuar nga afër me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen që nga paslufta pjesët e këtij kompleksi industrial, siç janë; Industria e akumulatorëve, Industria kimike dhe Metalurgjia e zinkut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori